Dijetari musliman sunni irakian: Unë do të jem i pari që do ta mbroj Iranin
Mahdi al-Samaidaei, myfti irakian kritikoi komentet e kryeministrit të Irakut Haider al-Abadi lidhur me sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit dhe tha se ai do të ishte i pari që do të mbrojë Iranin.
"Ne nuk do të qëndrojmë në Irak si një burim irritimi për njerëzit e rajonit," tha Samaidaei në Hytben e Namazit të Xhumas në Bagdad.
Imami theksoi mbështetjen e qeverisë irakiane dhe popullit ndaj qeverisë dhe popullit të Iranit në vlerësimin e ndihmës së këtij të fundit kundër terroristëve të Daesh-it. Ai shpreson se mesazhi i tij do të pranohej nga admiruesit e tij të vërtetë.
Udhëheqësit e Namazit të Xhumas në Irak kritikuan vërejtjet e Haider al-Abadit lidhur me sanksionet ndaj Iranit dhe shprehën solidaritet me Teheranin.
Njerëzit e Irakut kanë reaguar ndaj komenteve anti-Iran të kryeministrit gjatë së cilës ai kishte pohuar se Iraku do të ndiqte SHBA-të në sanksionimin e Iranit. Një numër irakenësh janë gadi me vdekë në mbështetje të Iranit.
Ndërkohë, një imam i madh në Irak, Ajetullah Muhammed-Teki Mederresi, paralajmëroi se ka nga ata që duhet të bëjnë një përçarje midis Iranit dhe Irakut.
"Ne kurrë nuk do të harrojmë ndihmën që Irani na ka ofruar në kohët tona të vështira të luftës kundër terrorizmit dhe ekonomisë sonë të keqe", tha ai.
Imami shtoi se marrëdhëniet mes Iranit dhe Irakut janë aq e forta sa që komplotet e tilla nuk mund ta dëmtojnë atë.
Burimi: IRNA