Java Kulturore e Iranit do të mbahet në Moskë
Përfaqësuesi iranian për Kulturë në Moskë, Ghahraman Sulejmani njoftoi, se Java Kulturore e Iranit në kryeqytetin e Rusisë do të mbahet në fillim të shtatorit.
Ghahraman Sulejmani dhe delegacioni i tij vizituan Muzeun Artizanal të Moskës, ku u takuan me zëvendësshefin ekzekutiv të muzeut.
Gjatë takimit, ai ishte këmbëngulës në shumëllojshmërinë dhe rëndësinë e artizanatit të Iranit, duke shpresuar për zgjerimin e bashkëpunimit midis muzeve iraniane dhe ruse, veçanërisht pas ngjarjes kulturore të Iranit në Moskë.
Java Kulturore e Iranit në Moskë do të përfshijë plane të tilla si ekspozita dhe punëtori artistike.
Burimi: ISNA