Palestine

Raporti i OKB-së në lidhje me Palestinën

Zëdhënës Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Stephane Dujarric shpërndau raportin që paraqiti Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres mbi çështjen palestineze në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Dujarric tha se në raportin e paraqitur, Guterres ka deklaruar se pas 50 viteve të okupimit ushtarak izraelit, palestinezët në Bregun Perëndimor, duke përfshirë Jerusalemin Lindor dhe Rripin e Gazës, vazhdojnë të jenë viktim e shkeljeve të ndryshme të ligjeve ndërkombëtare humanitare dhe të të drejtave të njeriut, përfshirë dhunën, kërcënimet, humbjen e pronës dhe të ardhurave.

Zëdhënësi Dujarric tha gjithashtu se OKB do të vazhdojë të mbrojë palestinezët në situata të vështira, duke shtuar se institucionet e OKB-së në këtë fushë po përjetojnë vështirësi financiare dhe se vendet anëtare janë thirrur për të ofruar mbështetje.

Nga ana tjetër, tha se Koordinatori i Ndihmës Humanitare i OKB-së Jamie McGoldrick u bëri thirrje shteteve anëtare për të financuar shërbimet e emergjencës në Rripin e Gazës.

Dujarriç gjithashtu vuri në dukje se për të vazhduar shërbimet bazë në rajon deri në fund të vitit, nevojiten katër milionë e gjysmë dollarë.

Burimi: Sputnik News