Mësuesi i 10 hafizëve merrë 1 milion rubla
Kryetari i Republikës së Çeçenisë, Ramzan Kadirov premtoi një milion rubla shpërblim për të gjithë ata që do të përgatisin 10 hafizë të Kur'anit të Shenjtë.
Zëvendës myftiu i Çeçenisë, M. Hijtanaev
njoftoi për këtë shpërblim, në rrethin e fundit të Garave Kombëtare të Kur'anit,
këndimi i është përkushtuar përkujtimit të kryetarit të parë të Republikës
Çeçene, Heroit të Rusisë, Ahmed Haxhi-Kadirov.
M. Hijtanaev tha se kryetari i Republikës së Çeçenisë, Ramzan Kadirov i jep rëndësi të madhe edukimit të brezit të rinj në frymën Islame. Nëse ju e mësoni Kur’anin, Librin e Shenjtë, përmendësh, ju do të jeni mbrojtës të prindërve dhe të afërmit tuaj.
Ata që kanë mësuar Kur'anin e Shenjtë dhe janë bërë hafizë duhet të vazhdojnë arsimimin e tyre për të mësuar kuptimin e ajeteve. Hafizët dhe dijetarët e Librit të Shenjtë duhet të mësojnë të rinjtë që të këndojnë Kur'anin me shqiptim të drejtë dhe duhet të kuptojnë e praktikojnë ajetet e Kur’anit”, tha zavendës-myftiu, Hijtanaev.
Në bazë të rezultateve të garave, fituesi
i vendit të parë i takoi Abdullah
Magomadov, hafiz i diplomuar, nga fshati Tsentaroj, vendi i dytë i takoi Zubair Ozdiev dhe vendi i tretë i është dhënë
Mansur Asukhanov.