Panair Ndërkombëtarë për Ushqim Hallall në Kinë
Panairi Ndërlombëtarë për Ushqime dhe Prodhime Islame Hallall u hap në Shangai, Kinë, më 15 maj 2014.
Sipas website Xhadid Al-xhaum, panairi
katër-ditorë, gjithashtu, paraqet teknologji të specializuara dhe pajisje të
industrisë ushqimore.
Organizuar në një vend me hapësirë prej 30.000 metra katrorë, panairi
pritet se mundë të ketë numër rekord të pjesëmarrësve dhe të prodhimeve të
paraqitura.
Në këtë Panair Ndërkombëtarë janë
rreth 1.000 përfaqësues nga Kina, shtetet arabe, Malajzia, Irani, Pakistani,
Turqia, dhe nga vende të tjera që marrin pjesë.
Forumi për bashkëpunim ekonomik dhe
tregtar midis Shangait dhe vendeve të tjera përmes Rrugës së Mëndafshit,
gjithashtu, është planifikuar në mesin e
programeve të ngjarjes ndërkombëtare.
Panairi Ndërkombëtarë luan një rol
të rëndësishëm në rritjen e bashkëpunimit tregtar midis Kinës dhe vendeve Islamike