Bullgaria organizon Forumin e VI-të të Rinisë Muslimane
Rreth 170 të rinj nga republika e Tatarstanit, rajone të ndryshme të Rusisë dhe jashtë vendit marrin pjesë në forum. Pjesëmarrësit që jetojnë në një kamp me tenda dhe ushqehen në Muzeun e Bukës ndjekin programe të ndryshme arsimore.
Gjysma e parë e ditës është shpenzuar me dijetarët, prej të cilëve ata marrin njohuri mbi bazat e Islamit, në kuptimin e Kur’anit dhe namazin e drekës e falin në Xhaminë e Bardhë, dita vazhdon me ushtrime praktike: trajnime, lojëra dhe gara sportive.
Forumi është krijuar për të bashkuar rininë muslimane nga rajone të ndryshme, për shkëmbimin e përvojave, forcimin e lidhjeve miqësore dhe edukimin e të rinjve në aktivitete shoqërore dhe fetare.
Çdo vit, Departamenti Social i Administratës Shpirtërore të Muslimanëve të Tatarstanit organizon pushime verore interesante. Në ditën e parë të Forumit, vajzat dhe djemtë u njohën me traditat kombëtare të popullit tatar. Muslimanët e rinj organizuan shoqatën "Aulak oy", të angazhuar në qëndisje, në përgatitjen, gatimin e ëmbëlsirave dhe ftojnë fëmijët muslimanë për çaj.
Garat sportive u zhvilluan dje duke përfshirë gjuajtje me hark. Më të mirët në gjuajtje në mesin e muslimanëve të rinj ishin Tuganaev Ramazan, Hafizov Rustem, Bikmuhammetov Salih dhe Girfanutdinov Azat, Ismagilov Almir dhe Gazimov Ruslan njiheshin si mjeshtër të harkut. Kjo nuk është vetëm një festë për të rinjtë, por gjithashtu shërben edhe marrjen e njohurive fetare, njohjen e muslimanëve nga e gjithë bota, të mësuarit nga dijetarët me reputacion, përmirësimin e shëndetit fizik dhe përjetimin e traditave të popullit të tyre, tha shërbimi për shtyp i Myftinisë të Tatarstani t.
Të premten, pjesëmarrësit e forumit pritet të takohen me myftiun e Tatarstanit, Kamil Hazrat Samigullin në Bolgar.
Burimi: Islam.ru