Kulturë - Art - Fe

Haxhijtë nga Algjeria u nisën për në Arabinë Saudite

Grupi i parë i haxhijve algjerianë u nisën nga Aeroporti Ndërkombëtar  ‘Houari-Boumedienit’ i Algjerit për në Arabinë Saudite.

Ministri algjerian i Punëve Publike dhe Transportit, Abdelghani Zaalane dhe përfaqësues të disa departamenteve ministrore ishin në aeroport për të përcjellur haxhijtë të mërkurën pasdite, njoftoi Algjeria Press Service.

Haxhi është një obligim jetësor për ata, ato që kanë mundësi materiale, duhet të vizitojnë vendin e shejtë në Mekë, Arabinë Saudite, qyteti më i shenjtë në Islam.

Haxhi  konsiderohet si një nga shtyllat e Islamit dhe akti më i madh i pelegrinazhit masiv në botë.

Pelegrinazhi i shenjtë është gjithashtu një demonstrim i unitetit të myslimanëve dhe nënshtrimi i tyre ndaj Allahut.

Çdo musliman i aftë që ka mundësi është i detyruar të kryejë pelegrinazhin të paktën një herë në jetën e tij ose të saj.

Algjeria është një shtet  me shumicë muslimane në Afrikën e Veriut. Afër  98 për qind e popullsisë është muslimane.

Burimi: IQNA