45 Shtete do të marrin pjesë në Marshimin Global në Jerusalem
Dr. Ahmed Abu Halabija, kryetari i Komitetit të Jeruzalemit në Këshillin Legjislativ Palestinez, konfirmoi se më shumë se 45 shtete do të marrin pjesë në Marshimin Global në Jeruzalem ( GMJ ) më 6 qershor 2014, në përvjetorin e 46 të pushtimit të Jerusalemit nga Izraeli.
Ebu Halabija tha se përgatitjet për Marshimin Global në Jerusalem kanë përfunduar me pjesëmarrjen arabe, islame dhe evropiane për të aktivizuar përkrahjen e popujve për Jerusalemin dhe Xhaminë el-Aksa në dritën e mungesës së mbështetjes zyrtare arabe.
“Jerusalemi po përballet me sulme
të vazhdueshme nga ana e regjimit cionist, i cila është duke u përpjekur për të
Judaizuar Jerusalemin dhe të fshijë identitetin
e tij arab, islamik”, tha ai.
Sipas Dr Ahmed Abu Halabija, kryetari
i Komitetit të Jeruzalemit në Këshillin Legjislativ Palestinez, Marshimi Global
në Jerusalem do të zhvillohet në të gjithë Rripin e Gazës, në Bregun Perëndimor, në teritoret e pushtuara në vitin 1948, që
përkon me marshime në mesin e shumë vende të botës.
Një marshim masiv është
planifikuar të organizohet në Rripin e Gazës në prani të aktivistëve të huaj
dhe shoqatave të Turqisë dhe të Malajzisë.
Në Jordani dhe Liban, demonstruesit
do të marshojnë në mënyrë paqësore sa më afër Jeruzalemit. Praktikat si gërmimi
i tuneleve nën xhaminë Al Aksa, me qëllim, për të minuar themelet që të
rrënohet, kjo paraqet përpjekjet për të hapur rrugën për ndërtimin e një
tempull izraelit në vendin e xhamisë el- Aksa, vuri në dukje dr. Ahmed Abu Halabija.
Burimi: Palestine Info