Siria

Sirianët e lodhur nga lufta shohin një fije shprese në Marrëveshjen e Homsit

Nga Edward Dark

 

Alepo, Siri – Një dukuri e re befasuese ka filluar të vihet re në luftën e zgjatur civile në Siri, e cila është forcuar si një taktikë sistematike, duke u përdorur nga të dyja palët në konflikt: shenjëstrimi i qëllimtë i civilëve të pafajshëm. Përveç dimensionit të dukshëm sektar të dhunës, zakonisht i vetmi krim i një siriani është fati i keq i të qënit banor i një qyteti, fshati, apo lagjeje të shenjëstruar, e që automatikisht mendohet si një baze e mbështetësve të njërës prej palëve që kontrollojnë atë zonë. Kjo, padyshim, është një mënyrë irracionale për të bërë luftë, pasi qëllimi strategjik duhet të jetë fitimi sa më shumë i mbështetjes popullore, pa tjetërsuar një pjesë të konsiderueshme të popullsisë. megjithatë, palët ndërluftuese në Siri duket se kanë vendosur që hakmarrja e tmerrshme dhe ndëshkimi i të pafajshmëve është mënyra më e përshtatshme për të shfryrë zemërimin dhe urrejtjen e tyre.

Një rast që ilustron shumë qartë natyrën qësharake të këtij konflikti çnjerëzor është ai i që ka ndodhur në lagjen e Shejh Maksudit në Alepo. Në kohën kur lagjia kontrollohej nga forcat e regjimit të Bashar al-Asadit, ajo granatohej rregullisht nga rebelët fqinj të zonës Bustan al-Basha, me pretekstin  se ishte strehe e militantëve të regjimit. Viktimat në të shumtën e rasteve ishin civilë. Me pas, kur kryengritësit hynë me forcë në lagje dhe e morën atë në muajin marst të vitit 2013, ishte regjimi ai qëbombardonte. Edhe kësaj here shumica e viktimave ishin njerëz të pafajshëm.

Fakti që të dyja palët nuk shihnin asgjë të palogjikshme në bombardimi e të njëjtës zonë me të njëjtët civilë, me pretedimin se ata ishin tradhëtarë, tregon për mentalitetin e çmendur të atyre njerëzve që e drejtone këtëshfaqje. Akoma me i rëndë dhe absurdështë fakti se shumë prej këtyre protestave vrastare, që palët u gëzohen kaq shumë kundër bashkatdhetarëve të tyre, janë të mbështetura nga përkhrahësit e vijes së ashpër, të cilët bëjnë thirrje për shtimin e dhunës ndaj civilëve. Kjo është një shenjë e efektit të dehumanizimit që ky konflikt ka pasur tek njerëzit. Për shembull, një grup pro-regjimit bëri thirrje që të përdorej ai 7 për qindësh i armëve kimike që ende nuk janë dorëzuar, për të “pastruar” lindjen e Alepos. Ndërsa një mbështetës nga ana e rebelëve nxiti një operator artilerie, të cilit i kërkoi koordinatat, për të bombarduar çdo gjë në Alepo, duke thënë se gjithçkapërbën një shënjestër të vlefshme.

Një tjetër krim lufte qëështë bërë tepër i njohur është rrethimi dhe lënja për të vdekur urie e një qyteti të tërë, apo të ndonjë zone të kontrolluar nga ana e opozitës. Rrethimi i Gutas, Homsit dhe Jermukut është i turpshëm, por shumë pak është thënë për rrethimin nga rebelët të dy qyteteve shiite të Nibolit dhe Zahras në rrethinat veriore të Alepos, apo për vendimin e datës 3 maj nga ana e rebelëve për të ndërprerë furnizimin me ujë të tre milion banorëve në qytetin e Alepos. Nuk është nevoja të thuhet se banorët e Alepos janë zbehur krejtësisht nga Këshillli Sheriatik i rebelëve, i cili u këputi furnizimin me ujë te stacioni kryesor i pompimit nëlagjen Sulejman al-Halebi, dhe më pas u përpoqën të kthejnë furnizimin vetëm në zonat e kontrolluara nga rebelët. Në kohën e këtij shkrimi, perëndimi i Alepos nuk ka ujë prej dhjetë ditësh dhe shqetësimet për një katastrofë të madhe humanitare janë në rritje, pasi njerëzit pijnë ujë të ndotur dhe sëmundjet mund të fillojnë të përhapen me rritjen e temperaturave. Veprimi vetëshkatërrues i rebelëve ka shërbyer vetëm për të tjetërsuar popullsinë dhe nuk ka një qëllim të qartë, përveç se të ndëshkojë dhe të shtojë vuajtjet e mëtejshme dhe mjerimin e një qyteti të pafuqishëm, i gjunjëzuar që prej 21 muajsh nga luftimet e vazhdueshme dhe shkatërrimi i infrastrukturës.

Veprimet monstruoze nga të dyja palët në konflikt mund të përshkruhen vetëm si një ndëshkim kolektiv dhe si një akt terrorist kundër civilëve të pafajshëm. Dhuna e vazhdueshme dhe mosndëshkimi i saj, tregon qartë se komuniteti ndërkombëtar ka dështuar në Siri. Pa një kornizë ta qartë dhe pa një hetim të paanshëm të këtyre krimeve,si dhe pa sjellë fajtorët përpara drejtësisë, ata vetëm do të vazhdojnë të rrisin numrin e viktimave të pafajshme.

Sirianët nuk kanë më iluzione rreth arsyeve të vërteta të kësaj lufte civile. Nuk ka të bëjë me luftën ndaj terrorizmit, apo me rrëzimin e një tirani. Kjo është një luftë cinike për pushtet, e cila po përdor popullin sirian si gurë shahu. Ata e kanë parë me sytë e tyre se si të dyja palët i kanë përdorur ata si mburoja njerëzore, i kanë bombarduar, i kanë lënë të vdesin urie dhe kanë abuzuar me ta duke përdorur të njëjtën retorikëboshe; se ata po shpëtojnë popullin sirian nga tirania dhe shtypja e të tjerëve, megjithëse shija e mashtrimit është e ndryshme.Çdo sirian që zgjedh njëren anë, vetëm zgjedh të voglën më të keqe.

Fakti se shumica e sirianëve e kanë kuptuar këtë realitet të zymtë pas tre vitesh lufteështënjë alarm i pastër zgimi. Një pragmatizëm i ri po përfshin këtë komb në luftë dhe njerëzit e tij, përfshirë edhe ushtarët në terren, duke reflektuar një dëshirë të madhe për të ndaluar luftën dhe gjakderdhjen me çdo mjet të mundshëm. Ky realizëm dhe racionalizëm i linduar nga pasojat e një luftë të vazhdueshme, arriti kulmin në atë që shumë mirë mund të konsiderohet si një pikë kthese në konfliktin sirian.

Terheqja e rebelëve nga lagjet e vjetra të Homsit pas negociatave  dhe khimi më pas i disa prej banorëve të tij është një pikë kthese e rëndësishme. Kjo ka vërtetuar se negociatat produktive në terren janë të mundshme, madje edhe mes armiqëve me të këqinj, dhe se ndoshta rruga për të ecur përpara për Sirinë nuk janë bisedimet e  mëdha të Gjenevës, por një seri marrëveshjesh ndërmjetësimi në nivel lokal të arritura nga vetë sirianët.

Më e rëndësishmja, kjo ka dëshmuar se vullneti i përbashkët i popullit sirian për t’i dhënë fund luftimeve, do të triumfojë. Ndërkohë që regjimi e shikonte këtë si një fitore të madhe, aktivistët e opozitës ishin të zënë duke u qarë për humbjen e tyre të madhe. E vërtetaështë se asnjëra pale nuk ka fitura apo humbur. Ajo në fakt ishte një fitore për popullin e Homsit dhe për të gjithë Sirinë. Fakti se sensi dhe vullneti i përbashkët do të mund të mbizotërojnë mbi armët, ofron një fije shprese në këtë konflikt të zymtë dhe të pashpresë.

Në mes të thyerjes së zemrave dhe shkatërrimit, fytyrat e tyre portretizuan një vullnet sfidues për të jetuar dhe një dëshirë të zjarrtë për të riparuar dhe rindërtuar atë qëështë përdhosur kaq mizorisht nga një luftë e kotë dhe e përgjakshme. Homsi, dikur kryeqyteti i revolucionit sirian, tani mund ta gjëjë vetën në një rol të ri: Homsi, kryeqyteti i pajtimit. Le të shpresojmë se do të jetë kështu. Për hir të të gjithë Sirisë.