A është ushtria siriane opsioni më i mirë i Amerikës kundër ISIS-it?
Ndërkohë që fushata ushtarake amerikane ka marrë tatëpjetën në Irak kundër Shtetit Islamik (IS), shumë pyetje të rëndësishme mbeten ende pa përgjigje në lidhje me partnerin e mundshëm të këtij operacioni në Siri. Duket qartë se politika e Amerikës në Siri do të përfshijë disa forca tokësore për të mbështetuar sulmet ajrore kundër pozicioneve të ISIS-it, me armatime të rënda dhe trupa. Amerikanët e kanë kuptuar drejtë se ISIS-i nuk mund të mposhtet nëse nuk shkatërrohet edhe në Siri gjithashtu, pasi vetëm bombardimet ajrore nuk janë të mjaftueshme për këtë.
Tashmë ISIS ka lënë selitë në ndërtesat e mëdha në qytete si Rakka, dhe
në vend të kësaj ka adoptuar një profil të ulët duke u fshehur në mesin e
banorëve vendas dhe duke braktisur armatimet e rënda për të lëvizur më lehtë me
anë të makinave dhe automjeteve. Pyetja një milion dollarëshe është: Kush do ta
marrë rolin e peshmergave dhe ushtrisë irakene në Siri?
Sigurisht, jo regjimi i Bashar al-Assadit, pasi administrata amerikane e ka
përjashtuar krejtësisht. Në fakt, asnjë nga mbështetësit e fuqishëm të Damaskut
nuk do të jetë pjesë e koalicionit kundër ISIS-it, gjë të cilët shumë vëzhgues
e konsiderojnë si një gabim të madh që minon çdo përpjekje për të mundur grupin
e fuqishëm.
Gjithashtu edhe rebelët islamikë nuk merren parasysh, pasi shumica e tyre janë armiqësor ndaj Perëndimit dhe nuk mirëpresin asnjë veprim ushtarak të huaj në Siri, përveç në rastin kur ka si shënjestër direkt regjimin. Madje edhe fraksionet xhihadiste të mbërthyera në një luftë të ashpër dhe të përgjakshme me ISIS-in janë të pakënaqur me atë që ata e shohin si agresion perëndimor, nga frika se më pas rradhen mund ta kenë ata. As milicitë kurde nuk ka gjasa që të merren në konsideratë, sepse turqit janë të shqetësuar në lidhje me armatosjen e grupeve të lidhura me vetë konfliktin e gjatë me Partinë Punëtore të Kurdistanit.
Kjo çon te pata e artë, e cila nuk po bën vezë: te të ashtuquajturit rebelët e moderuar të Sirisë. Gjatë gjithë konfliktit sirian, përcaktimi si “i moderuar” ka qënë gjithmonë i paqartë, herë pas here duke iu referuar grupimeve të tilla si “Këshilli Ushtarak Suprem, apo termit umbrellë “Ushtria e Lirë Siriane,” por në të gjitha rastet është kuptuar si “jo islamistë.”
Dështimi i këtyre grupeve për të arritur fitore të rëndësishme kundër regjimi apo xhihadistëve, pavarësisht një investimi të madh në armatime, financime dhe trajnime, ngre pyetjen se çfarë ka ndryshuar tani? Disa prej tyre jo vetëm që ishin të pabesueshëm, por gjithashtu haptazi ishin kanë bashkëpunuar me grupe të lidhura me Al-Kaedën, si Fronti Al-Nusra. Me paaftësinë e tyre, ata lejuan që armatimet dhe pajisjet e perëndimorëve të binin në duart e ekstremistëve.
Është e vërtetë, stigma e korrupsionit lejoi që shumë prej fraksioneve të rebelëve të përcaktoheshin si “të moderuar,” e disa madje kanë qënë të përfshirë në krime lufte.
Ka një rrjedhshmëri mes këtyre grupeve dhe fraksioneve të vijës së ashpër. Kur zhgënjimi rritet ndër rradhët e tyre, shumë prej luftëtarëve të tyre shkojnë drejt grupeve më të disiplinuara, më të motivuara dhe më të sukseshme, duke mbuluar të gjithë spektrin e grupeve islamiste nga më të moderuarit, selefistët, e deri të psikopatikët. Luftëtarët e lënë pas zakonisht nuk janë më të mirët. Ata janë më shumë të motivuar nga prespektiva e grabitjes se sa nga lufta, të gatshëm të ikin e të braktisin pozicionet e tyre në shenjën e parë të telasheve.
Shtetet e Bashkuara mendojnë se e kanë zgjidhur këtë paradoks, ta paktën pjesërisht, duke ngritur kampe trajnimi për luftëtarë rebelë të ndryshëm në disa vende, si Arabia Saudite. Numri në fillim do të jetë modest, rreth 5 mijë, por me kalimin e kohës mund të rritet për të formuar një ushtri të tërë, me kusht që të gjënden burrat dhe burimet e nevojshme. Të dyja janë me bollek me sa duket. Por me sa duket, edhe përpjekjet në të kaluarën për të ngritur kampe trajnimi për ushtri rebelësh të moderuar në Jordani dhe Katar nuk kanë qënë të efektshme. Përveç kësaj, çdo ndërmarrje e tillë do të kërkonte shumë kohë. Dhe koha është diçka që koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të nuk e kanë, nëse vërtetë duan ta ndalojnë ISIS-in tani dhe ta parandalojnë që të mos shkatërrojë kufinjtë e Lindjes së Mesme, duke shkaktuar fatkeqësi dhe trazira.
Pra, me çfarë alternativash kanë mbetur aletat anti-ISIS? Me sa duket, me asnjë. Sidomos tani që shpresa e tyre e fundit Jamal Maarouf nga Fronti Revolucionar i Sirisë, u raportua se ka bërë një marrëveshje paqeje me ISIS-in. Nëse është e vërtetë, kjo do të jetë një turp tjetër për adminsitratën e Barak Obamës, e cila po përpiqet të bindë botën se mbështetja ndaj rebelëve sirianë “të moderuar” është qasja e duhur. Marrëveshja e supozuar, i frikëson rebelët sirianë nga një reagim brutal, i cili vjen pas bombardimit spektakolar të 9 shtatorit, që shfarosi liderët e Ahrar al-Sham-it dhe shkatarroi në mënyrë efektive grupet e fuqishme militante. Shumë besojnë se pas sulmit të sofistikuar fshihet ISIS-i, i cili i ka futur të rrenqethurat të gjithë kampit anti-regjim. Duke sugjeruar kështu se dominimi i Shtetit Islamik shkon përtej asaj që ata e kishin menduar.
Nëse shpresa më e madhe e aleatëve në terren është shtangur dhe nuk ndërmerr veprime kundër ISIS-it, atëherë strategjia e tyre me siguri është e dënuar të dështojë. Kjo nuk është për t’u habitur, duke parë se një anëtarë i fuqishëm i NATO-s (Turqia) dhe shtete të tjera rajonale të patundura (si Jordania) nuk janë ta gatshëm të përfshihen në asnjë veprim ushtarak kundër ISIS-it nga frika e shpërthimit të dhunës.
Atëherë, e vetmja alternativë e tyre me sa duket mbetet një aleancë e pakëndshme me regjimin profan sirian, si e vetmja forcë ne terren e aftë për momentin që të mposhtë ISIS-in me shumë gjasa për të pasur sukses. Për këtë qëllim, ushtria e regjimit pa pushim ka luftuar kundër pozinioneve të ISIS-it në lindje të vendit për më shumë se një muaj, me bombardime ajrore të renda dhe bomba me fuçi, duke i treguar kredencialet e saj luftuese terroriste pretendentëve të saj. Fakti se vetë regjimi, bashkë me disa vende të tjera rajonale, ishin pjesërisht përgjegjës për ngritjen dhe rritjen e këtij grupi, duket se është një mendim i vonuar tani që një dozë e shëndoshë pragmatizmi dhe një njenjë e përbashkët kërcënimi të bashkojë armiqtë së bashku, ose të paktën kjo është që shpreson Damasku.