Ditët e kulturës islame në Torino, Itali
Ditët e kulturës islame do të shfaqen nga COREIS ( Komuniteti Fetar Islamik i Italisë), në bashkëpunim me Ministrinë Italiane të Arsimit, UniversitetiN dhe Institutin e Gjurmimeve, në datat 15-16 Maj 2014 në Torino, Itali.
Kjo ngjarje do të përfshijë një tryezë të
rrumbullakët mbi dialogun ndërmjet kulturave dhe pasuesve të feve dhe një ekspozitë
me fotografi. Dy dokumentarë mbi të njëjtën temë do të shfaqen në ekran.
Kjo ngjarje kulturore ka për qëllim
të shfaqë qasje praktike edukative bazuar në rrugët e ndryshme që përfshijnë
dialogun midis kulturave dhe pasuesit e feve dhe nxitjen e edukimit në sjellje
të shëndetshme nëpërmjet miratimit të dialogun në shkolla dhe në hapësirën
publike.
Objektiva të tjera përfshijnë korigjimin e stereotipeve dhe keqkuptimet për të tjerët, duke hedhur dritë mbi kontributet e mëdha të qytetërimit islam dhe vlerave universale morale që sjell ky qytetërim , dhe zgjerimin e njohurive të qytetarëve në Itali për kulturën e emigrantëve me prejardhje nga vendet islamike.
Rreth 300 nxënës, 20 mësimdhënës, dy
drejtorë të dy institucioneve arsimore italiane, zyrtarë nga Torino dhe disa
përfaqësues të feve në Itali do të marrin pjesë në këtë ngjarje kulturore.
Kjo është pjesë e marrëveshjes së
nënshkruar nga ISESCO , e COREIS dhe Ministria e Arsimit të Italisë, Universiteti
dhe Instituti i Gjurmimve, në vitin 2013. ISESCO do të përfaqësohet në këtë ngjarje nga
Dr. Abdelilah Benarafa, ekspert për diversitetin kulturor dhe i politikave dhe dialogut ndërkulturor në Drejtorinë
e Kulturës dhe Komunikimit.
Burimi: ISESCO