Kulturë

Delegatë nga 56 shtete marrin pjesë në Garat e Kur’anit të Shenjtë në Iran

Zëdhënësi i Ministrit për Çështje të Bamirësisë tha se përfaqësuesit e më shumë se 56 shteteve kanë nënshkruar se do të marrin pjesë në Konkursin e ardhshëm të Kur'anit të  Shenjtë në Teheran.


     Deri tani, këndues të Kur'anit të Shenjtë dhe hafizë nga më shumë se 56 vende kanë njoftuar gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në Konkursin e 31 Ndërkombëtar të Kur'anit në Republikën Islamike të Iranit, që sipas Hassan Rabijit, siç tha të hënën, kjo është ngjarja më e madhe Kur'anore në Botën Muslimane.


     Ai, gjithashtu, tha se kjo ngjarje ndërkombëtare është planifikuar të mbahet në Teheran nga 26 maj deri me -2 qershor 2014.


     Hassan Rabiji, gjithashtu, ceku se organizatorët  e Konkursit 31 Ndërkombëtar Kur'anor  kanë krijuar nëntë komitete për t’u kujdesur  për ngjarjen dhe aktivitete të ndryshme që janë vënë në axhendën e tyre.


      Ai, gjithashtu, vuri në dukje se afati për regjistrimin e delegatëve për të marrë pjesë në konkurs, për kënduesit dhe hafizët e Kur’anit  nga vende islamike dhe jo- islamike kanë mundësinë për t’u paraqitur  deri më 22 maj.


     Vitin e kaluar, më shumë se 110 këndues dhe hafizë nga 75 vende të botës morën pjesë në edicionin e 30-të të Garave Ndërkombëtare Kur'anore në Teheran dhe shfaqën aty talentin e tyre.