Analisti: Ekstremistët tekfirist po ndihmojnë armiqtë në dëmtimin e Islamit
Press TV ka intervistuar analistin politik dhe drejtorin e Truth Jihad.com (Xhihadi i Vërtetë) Kevin Barrett për të diskutuar rreth mizorive të kryera nga grupet ekstremiste tekfiriste kundër muslimanëve.
Më poshtë keni një transkriptim të intervistës:
Press TV: Ne e dimë se kanë ndodhur sulme nga këto grupe ekstremiste apo tekfiriste në Siri, Iran, Afganistan dhe në Pakistan. Dhe siç e thamë në fillim të programit, ata po vrasin shia dhe suni. Kush mendoni se janë këto grupe tekfiriste? Pse po vrasin muslimanë? A besoni në dallimet që bëri i ftuari ynënë Londër?
Barrett: Mendoj se i ftuari po
sugjeron se këta tekfirsa janë nga shkolla islame sipas modelit të Xhorxh W.
Bushit. Pra, ose jeni me ne, ose jeni me terroristët.
Ky lloj dallimi artificial mes të zezës dhe të bardhës absolute, të mirës dhe të
keqës absolute, nuk është pjesë e Islamit. Është pjesë e herezive të feve të
tjera. Nëse shohim sunetin (traditën) e saktë të Profetit Muhamed (paqja e
Zotit qoftë mbi të) do të shihim se asnjë nga taktikat dhe strategjitë e këtyre tekfirsave nuk ka qënë
pjesë e Umetit Musliman. Përkundrazi, Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi të, i
bashkoi njerëzit. Ai nuk tha se ne që kemi besimin e saktë nuk do të bëjmë kurrë
aleancë me njerëzit e tjerë dhe do t’u presim duart të gjithëve. Përkundrazi,
kishte aleancë me të krishterët e Abisinisë, e më pas me popullin e Medinës, të cilët nuk ishin të gjithë pjesë
e komuniteti musliman. Ata përfshinin hebrenj, të krishterë dhe fise arabe.
Bindja se vetëm ata me besim të pastër kanë të drejtë dhe gjithë të tjerëve duhet t’u pritet koka, duke i shpallur si kafira (mosbesimtarë) është një herezi moderne. Dhe nëse duam të flasim se nga vjen, atëherë, ajo vjen nga infiltrimi i Perëndimit në botën islame gjatë kohës së imperializmit nëperiudhën e Perëndorisë Osmane.
Prej këtej vijnë këto grupe tekfiriste. Ato janë krijuar përgjatë shekujve të fundit, duke u rritur vazhdimisht, e si pasojë sot kemi Al-Kaedën. Një grup muxhahidinësh i i CIA-s, të cilët u dërguan nga CIA dhe Arabia Saudite në Afganistan për të luftuar kundër Rusëve. Kjo është zhvilluar si një baze e inteligjencës perëndimore me lufëtarë islamik, disa prej të cilëve me qëlllime të mira e disa të tjerë që janë thjeshtë kriminelë dhe trafikantë droge. Këta po përdorën për të ndarë dhe për të pushtuar botën muslimane. Kjo është arsyeja pse ata po vrasin muslimanë. Ata nuk po luftojnë kundër Izraelit. Ata nuk po luftojnë kundër njerëzve të padrejtë. Ata nuk po luftojnë udhëheqësve të padrejtë të Arabisë Saudite, por në vend të kësaj, ata po luftojnëkundër bashkëbesimtarëve të tyre musliman, sidomos kundër muslimanëve që nuk kanë bërë asgjë.
Prandaj, i ftuari nga Londra, cilido qoftë qëllimi i tij i mirë, nijeti i tij,
devotshhmëria e tij e pastër e gjithçka tjetër, mendoj se po merr rrugën e
gabuar. Ky është një reagim i madh publik për të dëmtuar Islamin, ashtu siç po
bëjnë këto grupe në Siri, duke kryer akte mizore në emër të Islamit. Vetëm naivët,
zakonisht të rinjtë, mashtrohen nga kjo, ndërsa pjesa tjetër e muslimanëve
gjithnjë e kanë thënë në mënyrë të prerë se ky nuk është Islami i vërtetë. Al-Kaeda
ka vetëm një aprovim prej 20% në botën islame (ndoshta shumë më pak), dhe kjo
vetëm pas luftës kundër Islamit pas 11 Shtatorit, ku janë vrarë miliona muslimanë. Ju mund të
mendoni se të gjithë muslimanët janë dakort për një luftë militante, por ata e
shohin saktë se këto grupe ekstremiste tekfiriste nuk janë Islami i vërtetë.
Press TV: Z. Barret, i ftuari ynë këtu në Londër po thotë se ajo që po shohim në lidhje me vajzat e marra peng, 200 e ca vajza, fotografitë e tyre duke u falur, tregojnë se ato e kanë përqafuar Islamin dhe se po trajtohen mirë, por çfarë na tregon kjo në lidhje me Boko Haram-in? A thotë Islami– të paktën sipas të ftuarit tonë – se nëse doni të implementoni Sheriatin duhet t’ia impononi atë njerëzve? Të merrni njerëzit peng dhe t’i detyroni ta pranojnë Islamin?
Barrett: Ky grup i Boko Haram-it, duket – të paktën pjesërisht – një flamur i rremë për të legjitimuar ndërhyrjen imperialiste të SHBA-ve në Nigeri. Ata mund të jenë duke e trajtuar mirë këtë grup vajzash të rrembyera, dhe kjo është fantastike, por ata në të kaluarën ka ndërmarrë një mori mizorish, ose disa mercenarë të cilët e kanë identifikuar veten me këtë grup.
Roli i vërtetë i këtij grupi është legjitimimi i ndërhyrjes së SHBA-ve në Nigeri. Edhe vetë emri “Boko Haram” që do të thotë “edukimi është i ndaluar” ështënjë term i gabuar dhe qesharak, po aq qesharak sa emri i “Al-Kaeda”, i cili në njërin nga dialektet arabe ka kuptimin “banjo”. Në fakt ky është një emër shumë i mirë për një grup të tillë. Po kështu, emri “Boko Haram” që do të thotë “edukimi është i ndaluar” është qesharak.
Në Islam ne themi se Profeti Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të) ka thënë se duhet ta kërkojmë dijen, qoftë edhe deri në Kinë. Asnjë formë dijeje dhe edukimi nuk është i ndaluar; ato janë të detyrueshme në Islam. Boja e një dijetari është më e vlefshme se gjaku i një dëshmori. Ky nocion i djegjes së shkollave, librave, përpos atyre me dijen e sektit të vet, që thonë se duhet të lexosh, është absurde dhe është krejtësisht anti-Islame. Askush në periudhat e ndritshme të perandorive islame dhe dijeve islame nuk ka lidhje më këtë. Nëse këta njerëz të kësaj epoke të artë do të shihnin se çfarë bëjnë këta njerëz, do tëçuditeshin me pretendimin se vetëm ata janë muslimanët e vërtetë sot. Ky obskurantizëm, ky fanatizëm, kjo tendencë për dhunë, për dhunë kundër civilëve, lëgjitimi i dhunës kundër njerëzve, të cilët thjeshtë besojnë diçka qëështë ndryshe nga ajo që ti beson, asnjëra prej këtyre nuk është pjesë e Islamit. E gjithë kjo është një herezi moderniste, e cila është nxitur dhe financuar nga armiqtë e Islamit për të krijuar këtë lloj reaksioni publik si ajo që ndodhi në Nigeri.
Ne musimanët, po zotëri, jam musliman!– Nuk jam tekfirs! – Jam musliman!Jemi të sulmuar në të gjithë botën, për shkak të krijimit të kësaj marrëdhënieje me publikun, e montuar nga armiqtë tanë kundër nesh. Prandaj, pse njerëzit tanë po e quajnë vetën muslimanë, duke u munduar të ndryshojnë këtë marrëdhënie anti-islame me publikun? Mendoj se kjo është ajo që po bëni ju që jetoni në Londër. Nuk jam aspak i habitur që autoritetet në Londër ju lejojnë të bëni këtë.
Press TV: Reagimi juaj në lidhje me këtë, shkurtimisht, pasi po na mbaron koha.
Barrett: Po kryhen mizori nga të gjitha anët. Në fakt, mizoritë që po kryhen nga armiqtë e jashtëm të Islamit janë shumë herë më të rënda se dhe më të shuma në numër se sa mizoritë e këtyre tekfirsave. Kjo është e vërtetë në Nigeri dhe nëçdo vend tjetër. Por, në fakt e vërteta është se pse ne adhurojmë vetëm Allahun si një të Vetëm, kjo nuk do të thotë se ne nuk mund të marrim pjesë në qeveri demokratike. Ne nuk e adhurojmë demokracine, pasi kjo është idhujtari... Ka nga të gjitha llojet e dijeve dhe ne duhet të përfitojmë nga kjo, në mënyrë që të mund të kërkojmë drejtësi, për të mos rënë viktimë e këtyre narrativave ekstremiste, të cilat çojnë vetëm në shkatërrim dhe dhimbje.