Ajetullah Hamenei : Thirrja e Perëndimit të kufizojë programin bërthamor të Iranit është “budallaki”
Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei ka refuzuar thirrjen e Perëndimit për kufizimin e programit të raketave të Iranit dhe tha se kërkesa është qesharake, ndërsa Perëndimi po e kërcënon Iranin vazhdimisht ushtarakisht.
Gjatë një vizite Gardës së Revolucionit
Islamik ( IRGC ), Komandën Qendrore të Forcave të Hapësirës Ajrore, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei tha se pritja
perëndimore që Irani të kufizojë programin për fuqizimin e raketave është një budallaki.
Ata ( në Perëndim ) presin kufizimin e programit raketor të Iranit, ndërsa vazhdimisht e kërcënojnë Iranin me veprime ushtarake. Prandaj, një pritje e tillë është budallaki dhe qesharake, tha udhëheqësi i Revolucionit Islamik.
Fronti arrogant po bën
përpjekje për të gjunjëzuar popullin e Iranit dhe të detyrojë atë të tërheqet, por
ky qëllim definitivisht nuk do të arrihet kurrë,” tha Ajetullah Hamenei.
Udhëheqësi riafirmoi mbështetjen e
tij për bisedime dhe iniciativat në politikën e jashtme , por tha
se çështje të tilla si sanksionet nuk duhet të jetë të lidhura me
negociatat. Zyrtarët duhet të zgjidhin çështjen e sanksioneve në
një mënyrë tjetër, tha Ajetullah Hamenei.