Kulturë

Udhëtimi përmes Kur’anit do të mbahet në Londër gjatë Ramazanit

    Akademia Britanike e Studimeve Kur'anore (BAQS) paraqet kursin e saj intensiv të dyfisht gjatë dy fundjavave me titullin “Udhëtimi përmes Kur'anit” - një pasqyrë e tërë Kur’anit në katër ditë gjatë muajit të  bekuar të Ramazanit.    


    Kursi do të mbahet më 5 dhe 6 Korrik, të shtunën dhe të dielen, dhe më 13 dhe 14 Korrik 2014, të shtunën dhe të dielen, në Universitetin Mbretëresha Maria në Londër.  


    Pjesëmarrësit do të mësojnë në këto katër ditë: 1000 fjalë arabe të  Kur'anit, fragmente kryesore historike, mesazhet dhe mësimet e Kur'anit, përmbledhjen dhe pasqyrën e 114 sureve të Kur’anit, 99 mësime për zhvillimin personal nga Kur’ani si dhe si të përfitojmë nga Kur’ani në jetën tonë të përditshme.  


      Shejh Hasan el-Bena, themelues, Drejtor i Institutit Islamik për Zhvillim dhe Hulumtim (IIDR) dhe Anëtar i Bordit Këshillimor të Qendrës Kërkimore për Legjislacionin Islam dhe Etikë është instruktori  kryesor i kursit.