Siria

Sirianët kthehen në Homs, pas evakuimit të militantëve

Populli  po kthehet në shtëpitë e tyre në qytetin perëndimor Homs të Sirisë, pasi ushtria rimori kontrollin e plotë të qytetit.


    Sipas  agjenicë AFP, qindra njerëz të zhvendosur që para tri vjetësh nga lufta, u kthyen në qytet ditën e xhuma, të premten, për të parë se çfarë ka mbetur nga shtëpitë e tyre.


     Të gjithë militantët të përkrahur nga të huajt tani janë evakuuar nga qyteti i vjetër i Sirisë, Homs. Pra, tani qyteti Homs është nën kontroll të plotë të trupave qeveritare. Kjo shënon një fitore të madhe për kryetarin e Sirisë, Bashar al-Assad përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 qershorit.


      Dalja e sigurt e militantëve nga Homsi ishte pjesë e një marrëveshje të arritur më 4 maj 2014 midis qeverisë dhe militantëve. Kjo marrëveshje u arrit nga Irani, Rusia dhe Kombet e Bashkuara.


      Marrëveshja, gjithashtu,  vlente edhe për të lejuar militantët ndihmën në dy qytetet veriperëndimore të Kafr Nabl dhe el-Zahraa.    Militantët, gjithashtu, ranë dakord për lirimin e dhjetëra ushtarëve dhe civilëve të mbajtur peng.