Franca

Unioni i myslimanëve të Francës dënon Egjiptin për dënimet me vdekje

Unioni i Organizatës Islamike të Francës ( UOIF ) ka dënuar masën e gjykatës në Egjipt për dënimin e qindra përkrahësve të Vëllazërisë Muslimane me vdekje.


    Lëshimi i një deklarate nga Unioni i Organizatës Islamike të Francës, (UOIFI) përshkroi dënimet si mizore, duke thënë se një dënim i tillë  nga regjimi ushtarak i Egjiptit është bërë me qëllim për të shtypur opozitën, raportoi website Saphirnews.


     Në deklaratë thuhet se aktgjykimet treguan se gjyqësori i Egjiptit nuk është i pavarur dhe vepron siç vendosin zyrtarët ushtarakë. 

 
     Liria e fjalës dhe ndërgjegjes nuk ka vend në Egjipt dhe regjimi në pushtet kërkon të eliminojë burrat dhe gratë që kanë pikëpamje të ndryshme politike , theksohet në deklaratë.”


      Deklarata thekson, gjithashtu, se vendimi i dënimeve me vdekje në masë, pa marrë parasysh të drejtat themelore të qytetarëve, përkatësisht të drejtën për të mbrojtur veten kundër akuzave, është tregues i një diktature të re në zhvillim në Egjipt.


     Unioni i Organizatës Islamike të Francës ( UOIF ) i bëri thirrje qeverisë franceze dhe komunitetit ndërkombëtar për t'i dhënë fund heshtjes së tyre dhe të marrin masa kundër sunduesve ushtarake në Egjipt.