Bahrein

Protestuesit sulmohen nga forcat e regjimit në Bahrejn

Disa njerëz thuhet se janë plagosur pasi forcat e regjimit të Bahrejnit  sulmuan demonstruesit anti - qeveritar në të gjithë Mbretërinë e Gjirit Persik.


     Të enjten, policia speciale e Bahrejnit hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë protestat e freskëta kundër regjimit, të cilat u zhvilluan në fshatrat veriore të Karbabadit dhe Makabahut si dhe fshatin lindor të   Nuvaidratit.


     Raportet thonë se disa njerëz u plagosën në përleshjet e ditës së enjte midis forcave të regjimit dhe protestuesve në Bahrejn.


     Përleshjet e reja përkojnë me protestat e inskenuara në gjithë Bahrejnin kinse për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, 1 Maji.


     Ndërkohë, partia kryesore e opozitës në Bahrejn, Shoqëria Kombëtare Islamike al - Vefak tha se regjimi  i Al Khalifas ka keqpërdorur forcat e sigurimit të shtetit në favor të interesave të ngushta politike dhe sektare në mes të krizës politike në vazhdim në këtë vend,  njoftoi të enjten agjencia  Ahl al-Bait News Agency (ABNA).

   
      Sipas raportit, Grupi i kërkoi, gjithashtu, Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së , Ban Ki-Moon të monitorojë nga afër situatën në Mbretërinë  e Gjirit Persik.


    Shoqëria Kombëtare Islamike al - Vefak bëri thirrje më tej për një reformë në sistemin e sigurisë  në Bahrejn, duke thënë se ajo mbështet një sistem të sigurisë që respekton të drejtat e njeriut dhe ofron siguri për të gjithë.


      Manama ka nisur një goditje të rëndë mbi protestuesit që janë kundër regjimit, që kur filloi kryengritja kundër pushtetit të Al Khalifas,  e cila është përhapur në të gjithë mbretërinë e Gjirit Persik që nga muaji shkurt i vitit 2011.


    Dhjetëra protestues janë vrarë deri më tani në Bajrejn dhe qindra të tjerë janë arrestuar dhe plagosur në sulmet e vazhdueshme të regjimit ndaj demonstratave paqësore.


     Në muajin shkurt, Amnesty International urdhëroi të ndalohet represioni i pamëshirshëm i Manama -së  ndaj demonstratave paqësore, duke theksuar se forcat e regjimit të Bahrejnit kanë përdorur forcë të tepruar për të shuar protestat kundër qeverisë