Gruaja muslimane kandidon për Kongresin e SHBA
Cheryl Sudduth ka vendosur
të bëhet gruaja e dytë muslimane për të kandiduar për një ulëse në Kongresin e Shtetetve
të Bashkuara të Amerikës.
Duke kërkuar për të hyrë në Dhomën e
Përfaqësuesve për të përfaqësuar rrethin e 11-të Kongresit të Kalifornisë, ajo
shpreson për të përmirësuar sistemin arsimor publik, dhe për të mbyllur
hendekun e dallimeve në mesin e anëtarëve të komunitetit, ndërmjet të pasurve
dhe të varfërve.
Si një grua afrikano-amerikane
muslimane, ajo gëzon përkrahjen e shumë
njerëzve në komunitetin e saj Afrikano-Amerikane dhe nga pakica Muslimane, si
dhe nga gratë.
Ne ende kemi nevojë për më shumë gra ligjvënëse që sigurojnë çështjet e grave sepse ato kanë përparësi, kështu ka shkruar ajo në faqen e saj në Facebook.
Si një ish-punonjëse e re, ajo ka
ndihmuar, në veçanti, njerëzit me aftësi të kufizuara dhe me raste sociale të cilët
i merrte në punë dhe trajnime, duke iu mundësuar për të fituar me aftësitë vitale
të jetës.
Ajo ka qenë edhe një aktiviste kundër
diskriminimit gjinor, etnik, racor dhe në vendin e punës, si dhe një aktiviste
për pagesë të barabartë.