Fe

700.000 individë do të kryejnë I'tikafin

Rreth 600.000 individë janë regjistruar për kryerjen e I'tikafit (tërheqje, izolim fetar) në xhami në të gjithë Iranin,  tha një zyrtar i Organizatës Awkaf.


     Duke folur në një konferencë shtypi të shtunën, më 10 maj 2014, Huxhetul Islam Hussein Rouhaninexhad shtoi se numri i atyre që dëshirojnë të kryejnë I'tikafit është parashikuar të rritet në 700.000


     Ai vuri në dukje se numri tregon një rritje për 28 - qind në krahasim me me Itikaflitë  në vitin e kaluar.


      I'tikafi, një periudhë e tërheqjes, izolimit, në një xhami për një numër të caktuar të ditëve, është një vepër mustehab dhe periudha minimale për kryerjen e I’tikafit është tre ditë, deklaroi ai.


     Huxhetul Islam Rouhaninexhad shtoi se I'tikafi mund të kryhet vetëm në xhami dhe jo në qendrat fetare ose diku tjetër.


      Sipas zyrtarit, më shumë se 200 xhami në universitetet e vendit do të jetë në mesin e xhamive për të kryer I’tikafin.


     Ai tha se 33 përqind e të regjistruarëve për I'tikafi  do të kryejnë këtë ritual fetar për herë të parë.