Palestine

Shemhani: Mbështetja e Iranit ndaj Palestinës është një detyrë fetare

Duke iu referuar mbështetjes së Republikës Islamike të Iranit ndaj Palestinës, Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit tha se mbështetja e Iranit ndaj Palestinës është një detyrë fetare.

Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Shemhani i ka vlerësuar zhvillimet e fundit, në një intervistë për gazetën Shark.

Shemhani vuri në dukje se Irani është në negociata dhe konsultime të thella për të ndaluar dhunën kundër popullit palestinez në vende të ndryshme të botës islamike, rezultat i së cilës është se presioni ndaj SHBA-së është rritur dhe regjimi sionist është edhe më i izoluar.

Duke iu referuar lëvizjes së ambasadës amerikane në Jeruzalem, sekretari I Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare tha se vendimi i pamend i SHBA-së ka bashkuar edhe më shumë botën islamike dhe të gjitha grupet palestineze.

Shemhani vuri në dukje se regjimi sionist është armiku i hapur dhe i betuar i Iranit, duke theksuar se ky regjim ka kryer shumë vrasje kundër Iranit dhe se terrorizmi që rrjedh në Irak dhe Siri për sigurinë e regjimit izraelit është mposhtur nga përpjekjet e Iranit.

Shemhani tha se zhdukja e terorristëve në rajon shkaktoi që çështja palestineze të bëhet edhe njëherë çështja kryesore e botës islamike.

Lidhur me aftësinë e raketave të Iranit, Shemhani u shpreh: “Kjo aftësi e vendit bazohet në përvojën 8 vjeçare të Mbrojtjes së Shenjtë. Në të njëjtën kohë, ajo është në harmoni me kërcënimet ndaj Iranit dhe doktrina jonë mbrojtëse është plotësisht parandaluese dhe me qëllim mbrojtjeje. Përveç kësaj, ajo nuk është kërcënuese për asnjë vend dhe do të ndjekë këtë logjikë edhe në të ardhmen.”

Shemhani vazhdoi kështu: Baza kryesore e politikës rajonale të Iranit është të rezistojë praninë destabilizuese të forcave jo-rajonale, të mbrojë njerëzit e pafajshëm në rajon dhe të luftojë terrorizmin.

“Nuk është fjala për praninë e Iranit në jug të Sirisë dhe këshilltarët ushtarakë iranianë nuk kanë luajtur ndonjë rol në operacionet e kryera këtu”- u shpreh Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit.

Burimi: Suriye Gerçekleri