Të Tëra Problemet Vijnë Si Pasojë E Shmangies Nga Morali
Ajetullah Mekarim Shiraziu duke shprehur se bota e ditëve të sotme ka nevojë për moralin, citoi se të tëra problemet familjare, tregtare, ekonomike dhe politike janë shfaqur si pasojë e shmangies nga udha e moralit.
Nga autoritetet e imitimit Ajetullah Mekarim Shiraziu në programin televiziv me titull: “Burimi i Urtësisë” duke komentuar hadithin e përcjellur nga i dërguari më i nderuar (p.q.m.t.): “Unë jam dërguar për të plotësuar virtytet morale” kumtoi si më poshtë: “I dërguari (p.q.m.t.) në këtë hadith shpalos se është dërguar për të plotësuar virtytet morale të njeriut. Thënia “për të plotësuar” merr kuptimin e bërjes së plotë të një gjëje që ishte dhe më parë. Si rrjedhojë këtu mund të bëhet fjalë për dy mundësi: E para është se dërguarit e mëparshëm kanë hedhur disa themele dhe i dërguari më i nderuar (p.q.m.t.) është dërguar për t’i plotësuar këto themele. Ndërsa e dyta është se Allahu i Madhëruar i ka vendosur themelet e moralit të bukur në përbërjen e njeriut dhe që nga lindja e ka krijuar njeriun të prirur ndaj bujarisë, drejtësisë, guximit dhe virtyteve të moralit”.
Ajetullah Mekarim Shiraziu, në vazhdim të fjalëve të tij bëri të ditur: “Ashtu siç është shprehur dhe në ajete Allahu i Lartësuar i ka gjelbëruar njerëzit si pemë dhe kjo do të thotë se i Ai i ka hedhur farërat më parë në përbërjen e njeriut dhe të dërguarit janë në postin e kopështarit. Natyra e njeriut është ndërtuar mbi themelin e përkushtimit. Disa herë thuhet se “dikush është një vrasës i lindur” por kjo nuk është e vërtetë, sepse askush nuk lind vrasës që në lindje dhe farërat e lumturisë janë të pranishme në përbërjen e njeriut”.
Udhëzimet hyjnore kanë, kanë për qëllim që të zhvillojnë moralin e bukur tek njerëzit, në drejtim të plotësimit të gjykimeve fetare. Njeriu i përsosur nënkupton njeriun që zotëron moralin e lartë. Të dërguarit janë dërguar me synimin e përsosjes së njerëzve”.
“Nëse problemet morale zgjidhen bota do të bëhet një kopësht trëndafilash. Në themelin e të tëra problemeve familjare, ekonomike dhe politike dhe në fushat e tjera qëndrojnë negativitetet morale dhe shmangia nga kursi i moralit të drejtë. Nëse kjo shmangie nuk do të jetë bota do të bëhet një kopësht trëndafilash dhe do të vijë në një vend të tillë sa tanimë nuk do të kishte nevojë për gjykatë dhe dosje”.
Ajetullah Mekarim Shiraziu i cili ceku dhe “rregullin dhuntisë” nga çështjet apologjetike kreu këtë vlerësim: “Rregulli i dhuntisë thotë se nëse Allahu i Madhëruar ka krijuar për përsosmërinë e njeriut, Ai duhet të ketë dhënë shkaqet, mjetet dhe të përgatisë mjedisin në shërbim të njeriut”.
“Për shembull nëse shteti i thotë vetes se ne duhet të vijmë në atë shkallë që gruri të na mjaftojë, vetëm kjo fjalë nuk është e mjaftueshme, sepse ai duhet të përgatisë tabanet e duhura dhe t’ua paraqisë ato bujqërve. Drejtori dhe përgjegjësi kur t’i kërkojnë një gjë nga një njeri ata janë dhe ata njerëz të cilët u japin dhe ato mjetet e asaj gjësë në shërbim të atij njeriu”.
“Nëse themi se prodhimet vendase duhet të konsumohen, ky është një program i bukur dhe me përmbajtje por duhet të krijohen dhe tabanet e tij; duhet të sigurohen kapitalet, duhet të rriten cilësitë, çmimet duhet të vijnë në pikën e konkurrimit dhe duhet të ndihmohen prodhuesit. Për më tepër për të shndërruar në kulturë konsumimin e prodhimeve kombëtare në mesin e popullit duhet të derdhet shumë mund”.
Burimi: Welayet News