Palestine

Nënkryetari i Hamasit, Abu Marzouk: Nuk e njohim Izraelin

QYTETI I GAZËS, Rripi i Gazës — “Hamasi nuk do ta njoh Izraelin”, tha në një intervistë ekskluzive për Al-Monitor Musa  Abu Marsouk, nënkryetari i byrosë politike të Hamasit.

“Kjo është një linjë e kuqe që nuk mund të kalohet”, tha udhëheqësi 63-vjeçar i Hamasit, i cili luajti një rol të rëndësishëm në arritjen e marrëveshjes së pajtimit me Fatahun më 23 prill.

Vërejtjet e Abu Marzoukut erdhën pas takimi të udhëheqësit të Hamasit Khaled Meshaali dhe Presidentit të Autoritetit Palestinez Mahmud Abas në Katar. Lideri i Hamasit shtoi se nuk i intereson kërkesa e katërshes që Hamasi të njohë Izraelin.

“Do t’i kishim kyrsyer vetes shtatë vjet mjerim mes dy luftrave në 2008-ën dhe 2012-ën nëse do të kishim pasur ndërmend ta njihnim Izraelin”, tha ai.

Abasi tha më 26 prill se një qëveri e bashkimit [kombëtar] do ta njihte Izraelin, por nuk kanë arritur të bien dakord me Hamasit në lidhje me këtë, sipas Abu Marsouk, i cili tha se Abasi “mban përgjegjësi vetë për fjalët e tij”. Ai gjithashtu përsëriti refuzimin e Hamasit për tëç’armatosur brigadat e Izz ad-Din al-Kasam.

“Qëndrimi i Hamasit për këtëçështje është i qartë, dhe nuk do të lejojë asnjëlëshim në lidhje me armatimin e  brigadave në asnjë rrethanë”, tha zëvendës udhëheqësi i Hamasit.

Abu Marzouk, i cili jeton në Kairo, tha se ai i bëri një kërkesë shërbimit egjipian të sigurisë që ta lejonte të hynte në Gaza për të lehtësuar mërrëveshjen, duke i përshkruar marrëdhëniet e Egjiptit me Hamasin si të përmirësuara në mënyrë të dukshme, pas një periudhe tensionesh të larta në lidhje me përzënien e ish-Presidentit Muhamed Mursi korrikun e kaluar.

Gjithashtu, kohët e fundit ka pasur bisedime për një vizitë të Meshaalit në Teheran për rivendosur lidhjet që u dëmtuan nga kriza në Siri. Kjo  vizitë mbetet t’u bërë në një kohë të pa caktuar.

Abu Marzouk pranoi se rivendosja e marrëdhënieve me Iranin mbetet një punë në vazhdim, duke thënë se “ Unë nuk besoj se marrëdhëniet me Teheranin janë si në të kaluarën, por ka përpkjekje për t’i riparuar ato”.

Teksti i intervistës është si më poshtë:

Al-Monitor:  Palestinezët në Gaza dhe në Bregun Perëndimor janë skeptikë rreth të ardhmes së pajtimit. A jeni i sigurtë se kjo do të zbatohet, duke parë dështimet e kaluara? Dhe pse masa e gjërë e palestinezëve nuk është e bindur se kësaj here do të zgjasë?

Abu Marzouk:  Situata e përgjithshme politike është shumë e vështirë. Por, të gjitha problemet duhet të përballohen për hir të pajtimit, i cili erdhi si rezultat i faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm. Para së gjithash, faktorët që ndikuan  përfshinin ekzistimin e një dëshire të sinqertë nga ana e Hamasit dhe Fatahut për ta arritur këtë qëllim. Fatori i dytë ishte mospërfillja ndaj ndërhyrjeve të jashtme, të cilat i kanë penguar këto përpjekje në të kaluarën. Sëtreti, ishte tensioni politik që ndihej nga të dyja anët. Në Bregun Perëndimor Fatahu është përballur me kriza ta pafundme në lidhje me përpjekjet e Izraelit për vendbabimet, judaizimin dhe me dështim të negociatave. Ndërsa Hamasit i është dashur të përballet me kundërshtimet e Egjiptit. Dhe së katërti, ishtë përpjekja e disa vendeve arabe për të marrë përgjegjësitë e tyre në lidhje me çështjen e  Palestinës, me pretekstin e ndarjes së brendshme të palestinezëve. Të gjithë këta faktorë i kanë forcuar pëpjekjet drejt arritjes së pajtimit dhe kanë theksuar nevojën e bashkimit të rradhëve të palestinezëve.

Ndryshimi është i madh kësaj here. Ky pajtim nuk është si herët e kaluara. Megjithatë, zbatimi i tij do të kërkojë kujdes nga të dyja palët, si dhe seriozitet në trajtimin e çështjeve dhe një angazhim profesional për të kapërcyer të gjitha pengesat në rrugën drejt dhënies fund të ndarjes, pavarësisht rezervave të shprehura nga disa.Çështja e lirive duhet të zgjidhet. Është e turpshme që palestinezët të arrestohen nga palestinezë të tjerë, duke ua kufizuar lirinë. Duhet të krijojmë një atmosferë të favorshme për pajtimin dhe duhet t’i japim fund raprezaljeve kundër aktivistëve të rezistencës në Bregun Perëndimor.

Dëshira dhe bindja për pajtim kanë bërë që Hamasi kësaj here të anashkalojë shumëçështje që kanë qënë të debatuedhme në të kaluarën. Arritja e një gjysëm fitoreje është më e mirë se sa një humbje totale.

Al-Monitor:  Shumë thonë se ardhja juaj në Gaza ka luajtur një rol të rëndësishëm në arritjen e pajtimit. Cili është ky rol?  Dhe fakti që Egjipti pranoi që ju të vinit këtu a është një shenjë se ai i mbështet këto përpjekje të vazhdueshme?

Abu Marzouk:  Kam dorëzuar një kërkesë pranë shërbimeve egjiptiane të sigurisë për të ardhur e për të marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes së pajtimit. Pas tre ditësh leja u miratua, me shpresën se pajtimi do të arrihet kësaj here. Dhe me të vërtetë kështu ndodhi. Egjipti ishte një nga vendet e para në rajon që përgëzoi këto përkjekje.

Al-Monitor:  Është thënë kohët e fundit se Hamasi po mendon të emërojë një nga liderët e tij për zgjedhjet presidenciale. Cili është sfondi i këtij hapi historik dhe cilat janë rezultatet e tij?

Abu Marzouk:  Hamsi është duke e studiuar më seriozitet këtëçështje. Eksperienca jonë e mëparshme në zgjedhjet legjislative dhe pozicionet qeveritare na ka mësuar se legjitimiteti popullor është një faktor i rëndësishëm. Si rezultat, ne do të merremi me këtëçështje me një shkallë të lartë të përgjegjësisë kombëtare. Ne do të marrim pjesë në të gjitha shërbimet publike dhe zgjedhjet politike. Zgjedhjet presidenciale në anën tjetër, nuk kanë qënë subjekt i diskutimeve të mëparshme të lëvizjes. Por, e vërteta është se Hamasi nuk do të struket nga anjë prej zgjedhjeve të ardhshme, pavarësisht nivelit të tyre.

Al-Monitor:  Mbajtja e armëve nga brigadat e al-Kassam përbën një nga problemet më të vështira të trajtuara në përpjekjet e pajtimit. Cilat janë propozimet e Hamasit në këtë drejtim dhe cila është vija e kuqe që ju mendoni se nuk duhet të kalohet?

Abu Marzouk:  Kjo çështje nuk është diskutuar fare në negociatat për pajtim me Fatahun; ajo kurrë nuk është vënë në tavolinë. Armatimi i brigadave të al-Kassam është me rëndësi kombëtare në përballjen më pushtimin. Qëndrimi i Hamasit në këtë drejtim është i qartë dhe nuk do të lejojë asnjëlëshim në lidhje me armatimin e brigadave, në asnjë rrethanë, për shkak se ajo është një aset strategjik për të gjithë palestinezët. Negociatat e katërshes kërkojnë që t’i jepet fund dhunës, ç’ka do të thotë në fakt, se al-Kassam duhet tëç’armatoset. Por kjo është e papranueshme. Hamasi do ta refuzojë në mënyrë kategorike.

Al-Monitor:  Nuk është e qartë nëse Hamasi do ta miratojë marrëveshjen mes OÇP-së (Organizatës për Çlirimin e Palestinës) dhe Izraelit nëse bëhet pjesë e qeverisë. A mund të na e sqaroni qëndrimin e lëvizjes në lidhje me këtë?

Abu Marzouk:  Hamasi nuk do ta njohë Izraelin. Kjo është një vijë e kuqe që nuk mund të kalohet. Qeveria e ardhshme nuk është e interesuar në njohjen e Izraelit dhe kushtet e vendosura nga komisioni i katërshes nuk na interesojnë. “Do t’i kishim kyrsyer vetes shtatë vjet mjerim mes dy luftrave në 2008-ën dhe 2012-ën nëse do të kishim pasur ndërmend ta njihnim Izraelin”. Hamasi i është nënshtruar një presioni të madh politik dhe vuajtjeve të mëdha gjatë viteve të fundit, e përsëri nuk e ka njohur Izraelin.

Njëkohësisht, Hamasi nuk do ta rëndojë suksesin e qeverisë së ardhshme me vështirësi dhe pengesa. Përkundrazi, do të përpiqet ta bëjë atë të njohur ndërkombëtarisht. Ne jemi të inkurajuar nga njohja e pajtimit në nivel rajona dhe ndërkombëtar. Rusia dhe Europa e njohën. Ndërsa qëndrimi i Amerikës dhe i Izraelit pati njëhezitim të dukshëm, por që gjithsesi ishte inkurajues.

Deklarata e Abasit përpara Këshillit Qëndror Palestinez më 26 prill në lidhje me angazhimin e qëverisë së ardhshme për linjën politike nuk ishte diçka për të cilën kishim rënë dakord, dhe vetëm ai mban përgjegjësi për fjalët e tij.

Al-Monitor:  Sa e rëndësishme është shfaqja përsëri e Muhamed Dahlanit si një aktor politik në Rripin e Gazës? Dhe çfarë mund të na thoni në lidhje me mosmarrëveshjen e tij publike me Abasin për sa i përket vendimit për pajtim?

Abu Marzouk:  Hamasi nuk merret me fraksionet e ndryshme  të Fatahut. Ne kemi nënshkruar një marrëveshje me Fatahun, pavarësisht problemeve dhe mosmarrëveshjeve të brendshme të Abasit me oraganizatën. Është e vërtetë që ka ndodhur një ndarje e fraksionit të Dahlanit në Gaza në vitin 2007, por Hamasi është i vendosur në zbatimin e marrëveshjes së pajtimit me të gjitha grupet e Fatahut, pavarësisht besnikërisë së tyre organizative apo besnikërisë partiake.

Al-Monitor:  Cilat janë lajmet më të fundit në lidhje me tejzgjatjen e pajtimit mes Hamasit dhe Iranit? Çfarëpo shkakton vonesën e vizitës së Meshaalit?

Abu Marzouk:  Rajoni po kalon nëpër një riorganizim të marrëdhënieve dhe aleancave që përfshijnë edhe Hamasin. Si rezultat, Hamasi po përpiqet të rregullojë disa probleme të thella dhe diferenca të vazhdueshme si dhe korrigjimin e çdo mosmarrëveshjeje me Iranin. Unë nuk mendoj se marrëdhëniet me Teheranin janë si në të kaluarën, por ka përpkjekje për t’i rregulluar ato sa më shumë qëështë e mundur. Shpresoj që të kthehen në normalitet, pasi Hamasi nuk duhet të jetë armiqësor në marrëdhëniet e tij, me përjashtim të armikun izraelit. Marrëdhëniet tona me Iranin do të rivendosen, pavarësisht krizës së Sirisë, sepse ne ndajmë shumë gjëra të përbashkëta, dhe do të bëjmë të pamundurën për t’i rivendosur ato në nivelet e duhura.

Përmirësimi i marrëdhënieve tona me Iranin do të përcaktohen nga shkalla e afërsisë dhe e mbështejtes sëçështjes kryesore, qëështëçështja e Palestinës. Është e vërtetë se marrëdhëniet me Teheranin janë penguar nga disa hezitime apo përkeqësime, por Hamasi është i prirur në forcimin e këtyre lidhjeve dhe njëherë, pa paragjykuar marrëdhëniet që ekzistojnë midis Iranit dhe vendeve të tjera të rajonit.

Al-Monitor:  Disa besojnë se zgjedhja e Abdel Fatah al-Sisit si president i Egjiptit do të zvogëlojë tensionet me Hamasin. Si i shikoni marrëdhëniet me Egjiptin duke u bazuar në qëndrimin tuja në Kairo dhe kontaktet tuaja me forcat e ndryshme politike atje?

Abu Marzouk:  Ne jemi një vend nën pushtim dhe nuk kemi fuqi që të heqim dorë nga të tjerët, përfshirë edhe vëllezërit tanë egjiptianë. Egjipti ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishmë në të gjitha momentet e rëndësishme tëçështjen së Palestinës. Si rezultat, ne nuk kemi zgjidhje në lidhje me Egjiptin. Dhe Egjipti nuk bën dot pa ne, sepse është një lojtar i rëndësishëm në përcaktimin e politikave rajonale.

Dua të theksoj se Hamsi nuk është përzier asnjëherë, e as nuk do ta përzihet kurrë nëçështjet e Egjiptit. Mund të them se marrëdhëniet mes Egjiptit dhe Hamasit kanë një përmirësim të dukshëm dhe ne shpresojmë se do të zhvillohen për mirë, deri sa të rikthehen në lavdinë e tyre të mëparshme.