Turqi

Kur’ani më i gjatë paraqitet në Erzurum

Ekspozita Mukaddes Miras ( Trashëgimia e Shenjtë ), një shfaqje e 99 kopjeve të shkruara me dorë të Kur'anit, u hap kohën e fundit në  Medresenë Jakutije, në krahinën lindore turke të Erzurumit.


    Kur’ani i shkruar  nga kaligrafë nga Bota Myslimane, nga Kina, Maroku, Tunizia, Egjipti, Irak, Irani dhe India janë paraqitur në ekspozitë.

 

     Ndër eksponantet e paraqitura është një Kur'an 25 metra i gjatë  i cili ka tërhequr vëmendje të madhe tek vizitorët. Është vlerësuar se Kur’ani është shkruar në shekullin e 19-të dhe është i vetmi i këtij lloji në Turqi. Kaligrafi i kësaj vepre, e cila përmban gjithë Kur’anin në një pëlhurë, nuk është i njohur.


    Këshilltari artistik i ekspozitës, anëtar i Universitetit  të Arteve të Bukura -Mimar Sinan, Profesor Ali Riza Özcan, tha  se Erzurumi është  vend i shtatë i ekspozites  me titull Trashëgimisë së Shenjtë pas Stambollit, Gaziantepit, Dijarbakirit dhe tri qyteteve të tjera.  

 
    Prof. Ali Riza Özcan tha se një proces i veçantë është përdorur për të shkruar Kur’anin 25 -metra të gjatë dhe se kjo ishte një nga veprat më të rralla në botë.