Ferexheja si një shami e rrezikshme!
Konfrontim-Kontrast
Udhëtimi Kundër paragjykimeve ka ekzistuar dhe do të ekzistojë gjithnjë edhe pse duket si një udhëtim që nuk i gjendet kurrë fundi. Përpos të tjerave, një tjetër element i diskriminushëm që gjendet në këtë udhëtim është edhe ferexheja. Një shami që për disa ndjell përcmim, por për disa të tjerë është një materie shumë e dobishme.
Nuk mund të mohojmë se një pjesë e madhe e njerëzve përdorin veshje myslimane fetare. Ne dimë se Bota, në përbërjen e saj, anon më shumë nga feja myslimane. Le të pyesim pak veten se përse u nda njerëzia në FE dhe përse ferexheja u bë kaq e domosdoshme për disa.
Allahu i plotfuqishëm i krijoi njerzit të barabartë dhe pa dallime fetare. U besoi një tokë pjelllore dhe një të ardhme plot me mëkate edhe të vdekshme. Mënyra sesi njerëzia e ndertoi të ardhmen, ishte në bazë të imagjinatës së saj. Bota nuk i respektoi ligjet e Zotit, por krijoi klasicizma socjale dhe fetare. Krijoi të pasurit dhe të varfërit të cilët e bazojnë jetesën e tyre mbi fuqinë e një copë gjetheje (lekut). Krijoi fetë të cilat ndanë njerëzit në shumë besime. Këto fe, sidomos Kristjanizmi, u krijuan me fuqinë e Zotit për të bër rolin e Zotit, rol i cili nuk ju takonte duke u vënë përball me Mbretëritë (ateistët) në luftëra të përgjakshme Botërore. Fe të cilat përcanë njerëzimin. Vranë shumë njerëz. Feja Islame qendroi nën hije përballë kësaj dënese të madhe njerëzore. U fal për mëkatet e njerëzve dhe u bë kurban për falje mëkatesh.
Në fund cila u gjykua? Feja Islame! U pa nga ferexheja një fe e cila nuk është fe. U pa nga ferexheja një besim i cili nuk imponoi dhe nuk dhunoi askënd. U pa dhe u tall nga ferexheja një besim Islam vetëm se ishte Islam dhe nuk kishte ndërtesa të florinjta apo burra me uniformë të zezë. U tallën nga ferexheja të cilat lindën me ligjet e Allah-ut dhe vdiqën me emrin e Allah-ut në zemër. U tall një shami që nuk i bëri keq askujt. U tall një shami e cila mori shumë shkelma dhe nuk e njohu hakmarrjen. U tall një shami e cila nuk vuri njeri në litar nën tutelën e përdorimit. U tall një shami nga femra të cilat j’a shitën trupin Djallit, nga femra që mëkatuan me mishin e tyre dhe e përdorën shaminë për efekte modeste mëkatare.
Tani, le të mendojmë se ku qendron rrezikshmëria e kësaj shamie??? Cila është mëkati i saj???. Ajo është thjesht një rrobë e shenjtë të cilës Krijuesi i dha një misjon. Mbulimin e shenjave intime të femrës dhe mashkullit për të devijuar mekatet sexual dhe përdhunimet. Një shami e cila nuk e tregon femrën me doemos të ndershme, por devijon disa situate të pakëndëshme për femrën si krijesa më e bukur e Allah-ut duke e mbrojtur atë me forcën e shenjtë.
Në shtetet katolike nëpër Botë kjo shami shikohet si rrezik dhe fyerje për ato shtete. Madje edhe në Shqipëri, pavarësisht statusit fetar që ka ky shtet, ferexheja është e papranueshme dhe e përcmueshme në shoqëri. Njihen shumë raste në Gjykatën e Tiranës ku janë depozituar ankesa dhe denoncime mbi diskriminimin që i është bërë esë Islame dhe rregullave të saj. Denoncime të cilat nuk kanë gjetur zgjidhje. Mbetja e tyre në tëntativë tregon hapur mentalitetin tonë diskriminues për një fe paqësorë të parrezikshme përballë një Kombi i cili ka nevojë për dashuri dhe paqe shpirtërore.
Këtë analizë dëshirojë t’a mbyll me disa vargje të një poeti të madh duke tentuar ti vë njerëzit përpara një pozite të tillë në mënyrë që të luftojnë për atë që Zoti e quan morale duke lënë mënjanë modestinë:
<<DO T’A NDRYSHOJMË BOTËN
ME FORCËN E SHPIRTIT LUFTARAK,
TË NDESHET NË BETEJA ME HIPOKRIZI DHE HIDHËRIME PA FUND.
FAMËN, PUSHTETIN, NUK I KEMI, NUK I DUAM.
KËRKOJMË TË MBJELLIM SHPRESËN
MBI ZEMRA TË LODHURA QË VUAJNË!>>