Libër udhëzues për tifozët myslimanë për Kupen e Botës – 2014
Një libër (broshurë) i veçantë udhëzues është botuar në Brazil për tifozët muslimanë për Kupën e Botës ‘Brazil 2014’
I titulluar Selam Brazil,
broshura ka 32 - faqe është botuar nga
Bashkimi i Shoqatave Islamike të Brazilit në bashkëpunim me ambasadën e Omanit në
këtë shtet në Amerikën e Jugut.
Kryetari i Bashkimit të Shoqatave
Islamike të Brazilit, Muhammed Husein el- Zukbi tha se broshura i ofron tifozëve
myslimanë adresat e qendrave islame, xhamive, restorantet hallall dhe qendrat
argëtuese për aktivitete, aktivitete të cilat janë në përputhje me ligjet e
Sheriatit Islam.
Ai tha se broshura, gjithashtu,
përmban një histori të shkurtër të pranisë së Islamit në Brazil dhe për kulturën
e muslimanëve brazilianë.
Sipas Muhammed Al- Zukbi, kopjet e broshurës Selam Brazil janë ofruar pranë të gjitha linjave ajrore në vendet islame dhe arabe që do të shpërndahen në mesin e udhëtarëve muslimanë që udhëtojnë për në Brazil.
Algjeria, Republika Islamike e
Iranit dhe Bosnja e Hercegovina janë shtete
muslimane ekipet e futbollit të këtyre
shteteve do të jenë të pranishme në Kupën e Botës -FIFA 2014.
Gjithashtu, një numër i ekipeve të
tjera, duke përfshirë Francën, Bregun e Fildishtë dhe Kamerunin kanë lojtarë
muslimanë.
Kupa e Botës –FIFA 2014 do të fillojë
me një ceremoni më 12 qershor. Ndeshja e hapjes do të jetë në mes Brazilit dhe
Kroacisë, ditën e premte më 13 qershor 2014.
Një total prej 32 ekipeve të ndara në
tetë grupe do të konkurojnë për trofenë e lakmuar të Kupës së Botës në Brazil.