Rreth 5.000 libra islame i dhurohen Universitetit të Heratit
Rreth 5.000 libra edukativ-arsimor me përmbajtje nga drejtësia islame, feja islame, çështjet Kur'anore janë dhuratë nga Republika Islamike e Iranit për Universitetin Shar'ijjat Al - Ghijath në Herat, Afganistan.
Sipas degës së agjencisë IKNA në
Azinë Perëndimore, Ambasada e Iranit ka prezantuar librat në bibliotekën e
universitetit sipas kërkesës nga Muvlavi Hudadad Salihu, kreu i Këshillit të
Dijetarët të rajonit perëndimor të Afganistanit dhe universitetit për të
pajisur bibliotekën.
Librat janë dhuruar me rastin e
hapjes së bibliotekës me një ceremoni me pjesëmarrjen e anëtarëve të Ministrisë
së Kulturës të Afganistanit, Ministria e Shkencës, studiues dhe pedagogë të
shkollave në Herat, si dhe zyrtarët iranian në Afganistan.
Në fjalën e hapjes së Bibliotekës, Muvlavi
Hudadad tha se Republika Islamike e Iranit ka mbështetur gjithmonë popullin
afgan gjatë periudhave të vështira të rindërtimit.
Ai shtoi se Irani është konsideruar
si një referencë e besueshme në fusha të ndryshme arsimore dhe shkencore për
popullin e Heratit.
Ai pastaj paraqiti trofeun e
specializuar të Universitetit Al – Ghijath, Universiteti i Shkencave Islame për
Ahmad Marxhani Nexhad, kryetarin e Qendrës Kulturore të Iranit në Afganistan.