Mbi 20 militantë gjermanë janë vrarë në Siri
Më shumë se 20 militantë gjermanë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Siri, thotë një zyrtar gjerman.
Hans - Georg Maasen, Kryetari i Zyrës Federale të Gjermanisë për Mbrojtjen e Kushtetutës, në një intervistë për revistën e përjavshme gjermane Fokus tha se më shumë se 20 nënshtetas gjermanë, të cilët u bashkuan me militantët që veprojnë në Siri, janë vrarë.
Hans - Georg Maasen, tha se shumica e nënshtetasve
gjermanë i përkasin grupeve ekstremiste selefi, duke thënë se numri i
ekstremistëve në Gjermani ka tejkaluar numrin gjashtë mijë.
Maasen paralajmëroi, gjithashtu, se
ekstremistët me kthinin e tyre do të
përbëjnë një kërcënim të madh për Gjermaninë. Maasen theksoi se disa nga
ekstremistët janë ushtruar me trajnime ushtarake e terroriste dhe ishin
përgatitur për të kryer operacione të dhunshme.
Lufta në Siri ka filluar në muajin mars
të vitit 2011 kur protestat pro - reformës u kthyen në një kryengritje masive
pas ndërhyrjes së shteteve perëndimore dhe rajonale.
Trazirat grumbulluan grupet
terroriste nga e gjithë Europa, Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut dhe u kthye
në një nga konfliktet më të përgjakshme në historinë e kohëve të fundit.