Palestine

Thirrja e palestinezëve për t’u mbledhur në kufi

Komiteti i Lartë Kombëtar i Marshit të Madh të Kthimit i bëri thirrje gjithë palestinezëve që të mbledhen të premtën në kufi nën emrin ‘Përgatitje dhe paralajmrim’.

Në deklaratën e bërë nga komiteti, i’u është bërë thirrje gjithë palestinezëve që nga e premtja e ardhshme të mbledhën në kufi deri një natë para përvjetorit të çlirimit të Izraelit me 14 maj, datë në të cilën edhe do të zhvendoset ambasada amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem.

U tha se ky tubim do të jetë një mesazh i fuqishëm për presidentin amerikan Trump, se vendimi i "marrëveshjes së shekullit" nuk do të vazhdoj.

Në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë më 6 dhjetor 2017, presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se ai e njohu Jerusalemin si "kryeqytetin e Izraelit" dhe lëshoi udhëzime se ambasada e SHBA-së duhet të zhvendoset nga Tel Avivi në Jerusalem.

Qeveria amerikane ka vendosur të lëvizë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jeruzalem më 14 maj.

Burimi: Sputnik News