Kulturë - Art - Fe

Ministri i Kulturës i Iranit: Libri, nëna e të gjitha kombeve

Ministri i Kulturës i Iranit e përshkroi  librin si nëna e të gjitha kombeve, duke thënë se librat krijojnë lidhje të thella midis kombeve dhe qeverive.

Të gjitha pjesët e kulturës së një kombi janë rrënjosur në librat, tha Abbas Salehi të martën në një fjalim drejtuar ceremonisë së hapjes së Panairit të 31-të  Ndërkombëtar të Librit  të Teheranit që po zhvillohet në kryeqytetin e Iranit.

Duke folur për arritjet kulturore të Iranit të fituara pas Revolucionit Islamik të vitit 1979, ministri tha se rreth katër milionë e 230 mijë tituj librash janë botuar në Iran gjatë katër dekadave të fundit.

Librat janë burimi i lëvizjeve që zhvillojnë qytetërimin e kombeve, tha ministri iranian duke e përshkruar librin si një trashëgim të pavdekshëm.

Panairi  Ndërkombëtar  i Librit, Teheran,  2018, është hapur në Mesxhidin ‘Imam Humejni’ në Teheran të marten ku janë mirëpritur  2050 shtëpi dhe 132 botues të huaj nga Gjermania, Kina, Italia, Omani, Hungaria, Austria, Rusia dhe Iraku.

Burimi: IRNA