Letër Të Birit Të Tij Ahmedit Nga Imam Humejni
Biri im! Përpara se dhuntia e rinisë të të rrëshqasë dhe të të shkojë nga duart përpiqu që të përmirësosh veten! Sepse në vitet e pleqërisë do të japësh çdo gjë nga duart...
Pjesa e Hulumtimit e Ehladerit
Falenderimi i takon Zotit të botërave. Përveç Tij nuk ka as Gjithëmëshirshëm dhe as Mëshirëplotë. Ai është i vetmi i Cili adhurohet dhe i kërkohet ndihmë. Përveç Tij asnjë nuk e meriton falenderimin. Përveç Tij nuk ka as Zot tjetër dhe as Edukues tjetër. Ai është i Cili na udhëzon në Udhën më Të Drejtë. Ai është udhëzuesi i vetëm dhe udhërrëfyesi i vetëm. Ai njihet vetëm me veten. Ai është i Pari dhe i Fundit; Ai është i Dukshmi dhe i Padukshmi. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi zotëriun e të dërguarve. Ai është i Cili shfaq qenien nga përmasa e fshehtë në atë të dëshmuar, i Cili i tregon udhën mbarë botërave, i Cili kryen plotësimin e rrethit të qenies dhe i Cili bashkon fillimin me fundin. Përshëndetja dhe paqja qoftë mbi Ehli Bejtin, të cilët janë thesari i të fshehtave hyjnore, miniera e urtësisë hyjnore dhe udhëheqësit e udhëzimit të të tërë botërave.
Tani ky testament, është testamenti i një të moshuari pa zgjidhje, i cili ka jetuar afërsisht nëntëdhjetë vite gjatë jetës në vorbullën e shmangies dhe brenda dehjes së dhënë nga natyra dhe në këtë çast është duke jetuar në epokën “më të ulët të jetës”, duke u rrotulluar drejt fundit të Xhehennemit, i cili nuk ka gjetur ndonjë shpresë shpëtimi, por i cili nuk e ka humbur ende shpresën nga dhembshuria dhe mëshira e Allahut dhe tekefundit ai e ka mbajtur shpesën vetëm tek Ai, por në të njëjtën kohë, e di se vetë është i paaaftë përballë nyjeve shkencave klasike - të cilat nga fillimi në fund këto shkenca përbëhen nga thashethemet - dhe nuk mund të quajë asnjë tjetër përveç Allahut, i cili ka mbetur kokë më kokë me mëkatet e tij të shumta.
Ky testament, është testamenti ndaj një të riu, për të cilin kam shpresë se me suksesin e Zotit tonë dhe me lejen e pararojave të udhëve të udhëzimit - paqja qoftë mbi ta - do të gjejë udhën drejt të Vërtetit dhe do ta shpëtojë vetë të atin nga kjo kënetë e cila ka rrethuar.
O biri im i nderuar Ahmed - Allahu të dhëntë shpëtim - lexoji mirë këto rreshta! Kur të jesh duke i lexuar “Shiko se kujt i thuhet dhe jo kush e thotë”. Unë vetë ndonëse jam i privuar dhe jam larg çdo gjëje që të kam treguar, por e tërë shpresa ime është se këto do të jenë një mjet zgjimi për ty. Dua që ta dish se dijetarët e Xheberutit si pasojë e të fshehtës, asnjë nga qeniet në mbarë botërat që qëndrojnë në shkallët më të ulëta ose më të larta, nuk janë në zotërim të asgjëje; ata nuk zotërojnë as fuqi, as dituri dhe as virtyt. Çfarëdo që të jetë të tëra janë të Atij - të Madhëruarit të Lartit -. Që nga përjetësia deri tek e përhershmja drejtimi i çdo gjëje është në dorën e Tij; Ai është i Vetmi dhe Samedi. Mos të kesh asnjë lloj shqetësimi ndaj këtyre krijesave të zbrazura nga brenda. Sërish të mos mbash shpresë nga asnjëra nga ato. Sepse të jesh në pritje nga të tjerët përveç Tij është idhujtari. Të kesh frikë nga të tjerët përveç Tij është mohim.
Biri im! Përpara se dhuntia e rinisë të të rrëshqasë dhe të të shkojë nga duart përpiqu që të përmirësosh veten! Sepse në vitet e pleqërisë do të japësh çdo gjë nga duart. Njëra nga mashtrimet e shejtanit është; mbase më i madhi, gjendja e tët eti në kthetrat - natyrisht nëse zë për dore me meshirën e të Vërtetit të Madhëruar ajo është një tjetër gjë - fatkeqësia e istidraxhit (1). Shejtani i thellë i cili është armiku më i madh i një të riu në vitet e para të rinisë, është mbajtja larg e tij nga mendimi i përmirësimit të vetes. Ai gjithmonë i jep shpresë atij duke i thënë: “përpara teje ke shumë kohë; kjo epokë është epoka e shijimit të rinisë”. Ditët kalojnë dhe ai vijon ta mashtrojë shkallë shkallë njeriun me premtime të kota. Kur tanimë rinia vjen në derë, ai e deh njeriu me shpresën se do ta ndreqë veten në vitet e pleqërisë. Pleqëria vjen dhe troket por këto premtime djallëzore nuk mbarojnë kurrë. Këtë herë ai të jep fjalën se do të pendohesh në fund të jetës tënde. Kur shkohet në fund të jetës dhe ballë përballë me vdekjen, ai e tregon të Vërtetin e Madhëruar si qenien më të urryer në sytë e njeriut. Sepse së sytë e tij tanimë Allahu, është marrësi nga dora e të dashurës së tij të vetme, botës. Sigurisht kjo gjendje ka të bëjë me njerëzit të cilëve nuk iu është shuar dhe nuk i ka humbur plotësisht drita e natyrshmërisë. Por ka dhe tillë të cilët këneta e botës i ka larguar me kuptimin e plotë të fjalës nga mendimi i përmirësimit dhe me kuptimin e plotë të fjalës krenaria e botës i ka rrethuar ata. Unë vetë kam ndeshur me këto lloj njerëzish në kuptimin klasik madje dhe në mesin e dijetarëve. Disa nga ta në këtë çast janë të gjallë dhe i veshin fesë së tyre gjëra të kota dhe pakuptim.
Biri im! Këtë nuk duhet ta harrosh se asnjë nga ne nuk mund ta ndjejë veten të sigurt rreth çështjes së rënies në këtë kurth. I nderuari im! Merr e lexo lutjen e Imamëve te Pafajshëm. Shiko se si të tëra mirësitë dhe bukuritë që kishin i shikonin si të këqija dhe ligësi, se si vetë ata e dinin se mund ta meritonin ndëshkimin hyjnor dhe se si ata përsërisnin se nuk ka dyer të tjera të shpresës përveç mëshirës së Allahut. Por ç’e do se njerëzit e kësaj bote dhe mullahët të cilët duan të mbushin barkun gjithmonë kanë mbetur duke i interpretuar këto lutje. Sepse ata nuk kanë mundur që të njohin të Vërtetin - e Madhëruar dhe të Lartë-.
Biri im! Çështja është shumë e më e madhe se sa mund të përfytyrojmë. Ata të cilët e kanë pastruar veten nga egoizmat e tyre, në praninë e madhështisë së të Vërtetit të Madhëruar, ata të cilët kanë arritur në vdekshërinë dhe të cilët nuk shikojnë tjetër përveç Tij, duke qenë në këtë “gjendje” nuk dinë asnjë fjalë, asnjë përmendje, asnjë mendim dhe as egoizmat e tyre. Këto lutje janë gjendja e “sehuit” (harrimi) (2) përpara “mahuit” (shkatërrimit) ose gjatë “mahuit” (shkatërrimit) (3) është zënë me gojë se vetë ata kanë qenë të pranishëm tek Ai që është gjithmonë i Pranishëm. Përveç meje, teje dhe kujdestarëve të zgjedhur të Allahut, dora e çdo njeriu tjetër është e paaaftë që të arrijë këtë shkallë.
Si rrjedhojë kjo, duke qenë se nuk është një çështje, për të cilën mund të flasë një si unë, po e përmbledh fjalën time dhe biri im po e nis çështjen duke qenë se kam shpresë se ti do të gjesh mundësinë tënde të takimit, me lejen e e Virtytit të Allahut dhe robërve të Tij kujdestarë - paqja qoftë mbi ta -. Që t’i biem shkurt, e tëra kjo është sqaruar në ajetin e natyrshmërisë:
"فِطْرَةَ اللّٰهِ الَّتِي فَطَرَ النَّاسَ عَلَيْهَا"
(Natyrshmërinë mbi të cilën Allahu i ka krijuar njerëzit...) (4)
Pra Natyrshmëria e Njëshmërisë, është natyrshmëria mbi të cilën janë krijuar të tërë njerëzit, madje mbi të cilën janë krijuar të tëra qeniet. Gjëja që është çështje për drejtimin dhe pas së cilës shkojnë të tërë: si dituritë, virtytet, cilësitë e mira dhe urtësitë dhe gjërat e ngjashme dhe epshet, dëshirat e shpirtit, çdo gjë që i drejtohet asaj dhe çdo njeri; idhujt në tempuj, të dashurit e kësaj bote dhe të botës tjetër, e dukshmja ose e padukshmja, të tëra dashuritë e përfytyruara ose shpirtrore; si dashuria ndaj gruas, birit, farefisit ose postet kësaj bote si sulltanët, prijësit dhe komandantët, ose postet shpirtrore si dijetarët, shkencëtarët, urtakët, kujdestarët dhe lajmëtarët - paqja qoftë mbi ta -; të tërë por të tërë janë të kthyer ndaj qenies së vetme “Kamilu’l-Mutlakit” (Të Përsosurit Absolut), janë të drejtuara vetëm nga Ai. Nuk ka asnjë lëvizje që nuk zbatohet për Të, e cila ndodh për t’u takuar me Të. Çdo hap i hedhur hidhet vetëm e vetëm drejt Absolutit të Përsosur. Në këtë çast ne dhe të tjerët si ne, të tërë jemi të rrethuar me mbulesa dhunuese; si shembulli i errësirave që janë bërë pirg mbi njëra-tjetrën. Të tëra dhimbjet, të tëra dëmet dhe të tëra dënimet vijnë si pasojë e shtrimit e këtyre mbulesave mbi ne. Hapi i parë i hedhjes dhe i ngritjes së këtyre mbulesave është që të arijmë të kuptojmë se jemi të rrethuar nga mbulesat. Nga e hapura në të fshehtën, nga e dukshmja në të padukshmen, duke arritur që të kuptojmë mbulesat e natyrës, të cilat kanë rrethuar të tëra përmasat e qenies sonë, ngadalë ngadalë duhet të vijmë në vete. Ja pra kjo është “jakdha” që disa nga njohësit e sjelljes e dinë si “ndalesa e parë”. (5)
Por nuk është kështu. Përkundrazi shkalla e ardhjes në vete dhe e zgjimit, është shkalla e përgatitjes për të hyrë në udhën e udhëtimit të sjelljes. Pas të tëra këtyre mbulesave dhunuese, heqja dhe hedhja e këtyre mbulesave ndriçuese, është ndalesa e parë që arrihet për të mund të arritur tek njëshmëria. Nëse “ikalu’l-akli” (6); pra brezi i lidhjes së mendjes në këmbët tona dhe ndonëse do të lëvizë me zinxhirë, i përfshin të tëra të përsosurat. I tërë ky brez pavarësisht zinxhirëve kjo melodi do të në bëjë zë: e përsosura absolute i përfshin të tëra të përsosurat. Në rast të kundërt nuk mund të quhet “E Përsosura Absolute”. Nuk mund të mendohet që asnjë e përsosur dhe asnjë e bukur të shfaqet përveç të Vërtetit. Sepse ky “tjetërsim” është vetë idhujtaria; ndonëse nuk e themi kjo është ateizëm dhe mosnjohja e Allahut.
I nderuari im! Si fillim me hapat e diturisë, duhet të bësh para dhe ndonëse do të ecësh zvarrë zvarrë. Nuk ka rëndësi se çfarë është kjo dituri, kjo është “hixhabu’l-ekberi” (mbulesa më e madhe). Kur ti të mbështillesh me këtë mbulesë do të mësosh dhe se si hiqen këto mbulesa. Eja dhe së bashku le të ecim drejt “ndërgjegjies”; ndoshta një udhë hapet para nesh. Çdo njeri; më tepër çdo qenie, si një nevojë e natyrshmërisë është e dashuruar ndaj përsosmërisë dhe është larg të metave. Ju i shkoni pas diturisë, sepse e dini se ajo është e përsosur. Për këtë arsye ju mjaftoheni me çdo dituri të përfituar nga natyrshmëria juaj dhe nuk është e mundur që t’i dilet kundër. Sepse sa më tepër arijmë të kuptojmë qenien e shkallëve më të larta, si një nevojë e natyrshmërisë bëhet kërkuesi i saj dhe në këtë çast ajo që është në dorë arratiset larg me drejtimin si pasojë e qenies së saj të mangët dhe të kufizuar. Këtu përmasa që ai i ka dhënë zemrën, është përmasa e përsosur e diturisë, nuk janë anët e meta të saj. Nëse një zotërues i fuqisë i kushton rëndësi fuqisë dhe forcës, kjo vjen si pasojë e dhënies rëndësi të shkallës të përsosmërisë së fuqisë. Ja pra për këtë arsye të tërë zotëruesit e fuqisë, gjithmonë shkojnë pas përfitimit të fuqive më të larta; ndonëse ata vetë nuk arrijnë që ta kuptojnë këtë. Fuqia Absolute është Qenia Absolute. Ky zbatim i ngushtë; pra i tëri universi i mbështjellur në qenien, është kthesa e asaj qenies absolute. Kudo që të kthehesh dhe të shikosh në fakt i je drejtuat Atij. Në të vërtetë ti je brenda mbulesave dhe madje nuk arrin që ta kuptosh atë. Hapat e ndërgjegjies njëra pas tjetrës nëse mund të arrish dhe të mund të gjesh kaq pak drejtimi yt ndaj një gjëje tjetër përveç qenies absolute nuk është i mundur. Ja pra ky është një thesar i cili e bën të dallueshëm njeriun nga çdo gjë tjetër. Tanimë nuk ka rëndësi se ku do të arrijë le ta arrijë, një taksë e të dashuruarit absolut dhe nuk ka rëndësi se çfarë do të humbë le të humbë, kjo bëhet me një dëshirë të dashuruarit absolut. Në një gjendje të tillë madje dhe qortimet e armiqve dhe arrogancat e tyre për ty janë një burim kënaqësie. Përse të tëra këto vijnë nga vetja e të dashuruarit; jo nga ajo dhe kjo. Në këtë gjendje përveç postit të përsosmërisë absolute tanimë nuk ia jep zemrën asnjë posti.
Biri im i nderuar! Tani unë dua të bisedoj me këtë laps të falur dhe me gjuhën time: “Edhe ti si tërë të tjerët e dini se rregulli, brenda të cilit jemi duke jetuar në këtë çast, begatia e fuqisë hyjnore, suksesi i Atij - të Madhëruarit dhe të Lartit - qoftë i flijuar pluhuri i këmbës së shpirtrave tanë për “Hazreti Bakijetullahun” (Të Nderuarin të Përhershmin e Allahut), lutja dhe përforcimi i popullit revolucionar të Iranit, - qoftë i flijuar shpirti im për secilin nga ata - me vullnetin e tij ia ka mbylur shtigjet të tëra fuqive djallëzore. Mungesa e çrregullit të rregullit e cila nuk ka bërë asgjë tjetër, me mijra vjet përveç dhunës, padrejtësisë, shtypjes së popullit, masakrës dhe vjedhjes e ka zhytur hundën e regjimit të shahut në një tokë të ulët. Ka patur dhe pjesë të cilat u bënë zgjatimet e këtij regjimi dhe më këtë rast ata janë të ngjizur nga ai, kanë dhunuar dhe kanë plaçkitur dhe në këtë çast shumica e tyre ose janë arratisur në shtetet e tjera, ose gjenden brenda shtetit dhe sërish ndjejnë admirim ndaj atyre shteteve/të huaja. Ky popull ka ardhur kthetër më kthetër me bllokun e Perëndimit, i ka rrëzuar poshtë fuqitë djallëzore dhe ata të cilët kanë në dorë, rrjetin e propogandës së gjërë botërore nën dekretin e tyre, kur ata ishin në majën e shfaqjes së fuqisë, i ka çjerrur maskat e tyre dhe i ka bërë të ditur poshtërsitë e tyre.
Sot, të tërë dhe në veçanti Amerika e cila po ha botën dhe popujt të cilët janë të hutuar nga fuqia e vërtetë e Islamit, të cilët janë të lidhur me zinxhirë në të tërë botën dhe populli ynë i cili i ka dhënë zemrën atyre ose fuqive të tyre, gjenden shumë mbështetës të mashtruar në mesin e shumë individëve. Të tërë këta kanë nxjerrë shpatën kundër kësaj republike dhe udhëheqësve të saj dhe janë duke pritur shkatërrimin e kësaj republike. Sepse përfitimet e Perëndimit janë në rrezik. Një Islam zotërues i fuqisë është fuqia e vetme e cila e krijon këtë rrezik. Në të njëjtën mënyrë ajo është duke i qëndruar kundër çdo zëri i cili është kundër fuqive të tyre në bllokun ateist të Lindjes. Gjysma e botës është në duart e tyre. Një Islam i cili është bërë i fuqishëm bart perceptimin e rrezikut të madh si përballë vetes së tyre ashtu dhe përkrahësve të tyre. Si brenda ashtu dhe jashtë ka njerëz të cilët ia kanë dhënë zemrat e tyre atyre të cilët këto fuqi i kanë cilësuar si zot, tani për tani janë duke ushqyer armiqësi të madhe dhe janë duke menduar se si të asgjësojnë Islamin e lartë, Republikën Islame dhe udhëheqësit e saj. Pavarësisht të tërë këtyre dukurive vallë a pandehni ju se ata do të shtrëngojnë duart me Republikën Islame dhe do të lavdërojnë Republikën Islame dhe drejtuesit e saj duke i thënë “tungjatjeta mirëserdhët?”
Mendimi primitiv i njeriut, nevoja e natyrës së tij, mendon se si ta ngrejë çdo gjemb që gjendet mbi udhë me çfarëdolloj mënyre dhe mjeti. Krahas mjeteve ushtarake, ekonomike dhe juridike mjeti më i rëndësishëm është përmasa kulturore. Kultura primitive e Perëndimit dhe e Lindjes mundësia me diametër të madh dhe mjetet që kanë në duar, e bën të nevojshme që ata të sulmojnë kulturën hyjnore islame, në çdo orë të ditës duke prodhuar gënjeshtra, akuzime dhe shpifje. Në çdo rast ata duan që të sabotojnë ligjet hyjnore të Republikës Islame dhe thelbin e Islamit. Ndërsa ata njerëz të cilët janë të lidhur me të i etiketojnë si fanatikë, të prapambetur dhe individë të cilët janë të privuar nga ndërgjegjia politike. Ata mbrojnë se ligjet e Islamit nuk janë të mjaftueshme për në ditët tona. Gjoja se paskan kaluar një mijë e katërqind vite pas këtyre ligjeve dhe se këto të fundit nuk kanë fuqi që të drejtojnë asgjë dhe se bota e sotme është e mbushur me risi të cilat nuk kanë qenë në shkuarën, ja pra ata prodhojnë pretekste të tilla dhe madje dhe disa njerëz që aludojnë se janë muslimanë mbetën duke i përsëritur këto gjëra.
Në këtë mjedis në emër të kulturës hyjnore islame, duhet të qëndrojmë në këmbë me sa të kemi mundësi kundër këtyre intrigave të përhapura. Shkrimtarët të cilët kanë ndërgjegjie, oratorët dhe artistët duhet ta vlerësojnë këtë rast që i ka rënë në dorë dhe duke marrë ndihmë dhe nga jurisprudenca islame dhe dijetarët fetarë të cilët e njohin mirë Kur’anin Famëlartë gjykimet islame - të cilat janë për të tëra kohërat - me një mënyrë të saktë miratimi Kurani Fisnik duhet të nxjerrin mësime nga sunneti i të dërguarit më të nderuar (p.q.m.t.), hadithet të cilat janë të tejmbushura me urtësinë hyjnore dhe jurisprudenca tradicionale dhe duhet t’ua paraqisin këtë mbarë botës. Mos kini aspak frikë nga ata të cilët mendojnë më mënyra të shmangura në këtë udhë, nga qortimi i mullahëve të pallateve mbretërore dhe i kllounëve të sulltanëve. Atyre të ciëve kanë pamjen e dijetarit fetar, ose atyre brenda dijetarëve të cilët kanë mendim të qëllimshëm ose të gabuar dhe kundërshtojnë, si pasojë e zilisë dhe mashtrimeve të shejtanit, duhet t’ua sqarojmë me një këshillë të bukur, udhën dhe mënyrën e të dërguarit më të nderuar (përshëndetja dhe paqja e Allahut qoftë mbi të - prijësit të besimtarëve dhe imamëve të pafajshëm (përshëndetja qoftë mi ta): Kjo ecuri e shmangur Allah na ruajttë shkon deri në një vend të tillë në Republikën Islame - e cila ka për synim që të ringjallë Islamin që ka mbetur i dhunuar gjatë historisë - nëse vjen një dëm Islami do të marrë një goditje nga Perëndimi dhe Lindja dhe nga atë cilët janë të lidhur nga ata, do të vijmë ballë përballë me një ngatërresë shumë më të madhe se sa ajo e epokës dhunuese së shahut e cila zgjati me shekuj me rradhë.
Tanimë dua të të jap një këshillë dhe një testament si tët et biri im Ahmed. Biri im! Sa do që ti nuk je në kuadron e shkallës së lartë të drejtimit islam - Allahu i bëftë ata të suksesshëm - këto goditje vrastare qe po pëson janë vetëm e vetëm se je im bir. Si kultura perëndimore dhe ajo lindore e kërkon që të tërë ata që janë të afërt meje dhe në veçanti ti që je më afër meje nga të tërë të eskpozohesh ndaj akuzimit, vuajtjes dhe shpifjeve. Në fakt mëkati yt i vetëm është se je im bir dhe në sytë e tyre ky nuk është ndonjë mëkat që mund të nënvlerësohet. Natyrisht se ata duhet të thonë gjërë dhe më të rënda se sa këto edhe do t’i thonë. Ti duhet ta presësh këtë dhe duhet të jesh i përgatitur. Nëse e ke njohur të Vërtetin e Madhëruar dhe i ke besuar, nëse e ke lidhur veten pas urtësisë dhe mëshirës së Tij të pafund, atëherë të tëra këto akuzime, shpifje dhe këto vuajtje të cilat nuk kanë fund, do t’i shikosh si një dhuratë e mëshrës së Tij të pafund; Kjo është një dhuratë të cilën Miku yt ta ka dërguar që të mund të thyesh egon tënde. Kjo është një sprovim dhe një test hyjnor të cilin Allahu e ka parashikuar për të pastruar robërit e Tij. Atëherë kur t’i marrësh këto shuplaka falendero Zotin tënd i Cili ta ka dhuruar këtë mundësi. Dhe të mos kesh asnjë dëshirë tjetër përtej kësaj.
Biri im i nderuar! Me dhjetra herë më ke kërkuar që të unë të mos bëj asnjë sqarim për ty dhe në lidhje me qenien tënde të pastër nga të tëra këto akuzime. Natyrisht se ti e ke kërkuar këtë si një përmirësim i Republikës Islame. Por nëse unë në këtë shkrim shkruaj disa gjëra ndonëse ti nuk i do kjo është si pasojë e propozimit hyjnor që rëndon mbi qafën time. Sepse nëse një musliman ose çdolloj robi i Allahut ndesh në kaq shumë akuzime dhe vuajtje si pasojë e imja dhe unë nuk i them ato që di mbi këtë çështje do të mbahem përgjegjës.
Unë gjithmonë mbaj si dëshmitar Zotin tim që është i Pranishëm, Këshillues dhe Hakmarrës se Ahmedi në marrëdhëniet e mia të jashtme, që nga dita kur filloi të më ndihmojë dhe deri në këtë çast, kur jam duke shkruar këto rreshta, nuk ka hedhur asnjë hap dhe nuk ka shkruar asgjë, në kundërshtim me fjalët dhe shkrimet e mia. Përkundrazi ai nuk ka ndryshuar asnjë fjalë madje asnjë shkronjë pa qenë leja ime, në vendet të cilat i ka parë si të nevojshme për t’u ndrequr sipas tij, në të tëra fjalët dhe shkrimet e mia duke u treguar tej mase i kujdesshëm. Unë në lidhje me të tëra fjalimet dhe shkrimet e mia me të, me disa nga përgjegjësit në zyrë - Allah i ruajttë ata - dhe me individët përgjegjës për punërat e përcjelljes, u kam thënë që të më kujtojnë çështjet të cilat nuk i kanë parë si të përshtashme me përmirësimin. Dhe im bir Ahmedi duke qenë se është në dijeni të kësaj gjendjeje nuk ka shtuar dhe nuk ka hequr qoftë një fjalë të vetme deri më sot pa u takuar me mua. Allahu është dëshmitari i të tëra këtyre.
Zoti im! Unë nuk dua as të shkruaj dhe as të zë më gojë gjërat që mbajnë erë mburrje dhe komplimenta në lidhje me të afërmit e mi. Por Ti e di që heshtja ndaj shpifjeve është një krim dhe mëkat. Unë rrëfej se për sa i përket shokëve që gjenden në zyrë unë nuk kam ndeshur në asnjë çështje për të cilën nuk do të mund të isha i kënaqur. Të tërë kanë një të kaluar të gjatë dhe të vazhdueshme me mua. Në mesin e këtyre ndodhet Zoti Thanii (7) i cili si pasojë e afrimitetit me mua ka pësuar kushedi se sa disa goditje gjatë jetës së tij. Unë për të tërë i lutem Allahut të Madhëruar që t’u dhurojë “exhru’l-xhedili” (shpërblim të madh) dhe “sabru’l-xhemili” (durim të bukur). Më në fund duhet të them këtë se Ahmedi nuk ka shpenzuar për shpenzimet e tij qoftë një dinar të vetëm nga “Bejtu’l-Mali” (Shtëpia e Pasurisë) dhe unë nga të ardhurat e mia vetjake jam duke e përballuar jetesën e tij.
Zoti im! Mëshirona robërit e tu të cilët jemi të përlyer me mëkate nga maja tek fundi! Mos e kurse mëshirën tënde të pafund nga ne! Sado që ne nuk e meritojmë ne sërish jemi robërit e tu!
Zoti im! Mbaji në hirin Tënd të strehëskëtë Republikën Islame, drejtuesit e saj dhe luftëtarët tanë të nderuar! Mbyti në mëshirën Tënde dëshmorët, ushtarët e humbur, dëshmorët e nderuar dhe familjet e dëshmorëve! Siguro kthimin e të burgosurve dhe vëllezërve tanë të humbur për nder të Muhammedit dhe familjes së tij të pastër! Përshëndetja dhe paqja e Allahut qotë mbi ta!
Datë: 27 Rabiu’th-Thani 1408
19 Dhjetor 1987
Ruhullah Museui Humejni
Burimet e Referuara:
1- “Istidraxh”: “Përfshirja e njërit në mburrje për gjërat të cilat iu janë dhënë por pa i merituar dhe me këtë rast ndëshkimi i tij në mënyrë shkallë shkallë si pasojë e hutimit të tij ndaj të Vërtetit”.
2- Një perceptim i gjendjes së zgjimit në të cilën ka arritur ndërgjegjia e shkallës së robërimit pas vdekjes së robit tek i Vërteti i Madhëruar.
3- Një shenjë e gjendjes së ndërgjegjies së fituar nga ndërgjegjia se do të jetë i përehershëm me të Vërtetin pas vdekjes tek i Vërteti.
4- Sure Rum, Ajeti: 30.
5- “Sherhu’l-Menazili’s-Sairin” (Sqarimi i Pikësynimeve të Para), Abdurrezak Kashani, fq. 34. Me disa nga njerëzit e edukatës nënkuptohet: Haxhe Abdullah Ensariu.
6- “Ikalu’l-akli”: “Ikal i thuhet brezit ose zinxhirit ku lidhet deveja ose kali për ta mbajtur. Kësaj i thuhet “ikalu’l-akli”; pra brezi dhe zinxhiri është një faktor i cili e lidh njeriun dhe ia kufizon atij fushën e lëvizjes.
7- Hasan Thanii.
Burimi: Ehli Beyt Alimleri Derneği