İran

Nga përçarja e myslimanëve përfiton regjimi sionist

Rivaliteti, përçarja, mosmarrëveshja në mesin e myslimanëve u shërben interesave të regjimit cionist të Izraelit.


     Duke folur të hënën në një takim me studentët e Qendës të Specializuar për Sektet Islame, Ajetullah Naser Makarem Shirazi tha se Bota Islame vuan nga mosmarrëveshjet dhe përçarjet.


      Nëse e shikojmë ( situatën ) në Siri, Egjipt, Jemen, Bahrejn, Pakistan, Irak dhe Afganistani, sot, ne do të shohim se muslimanët janë  përballë, kundër, njëri-tjetrit për shkak të komploteve, intrigave  të përgatitura nga arroganca botërore.


      Ai bëri thirrje për unitet dhe harmoni në mesin e muslimanëve të të gjitha sekteve dhe paralajmëroi se vetëm armiqtë e Islamit do të përfitojnë nga përçarja në mesin e muslimanëve.


    Ajetullah Shirazi më tej theksoi se Zgjimi Islam duhet të materializohet me të vërtetë në vendet islamike.


     Në vende të tjera në fjalën e tij, Ajetullah Makarem Shirazi bëri thirrje për reflektim mbi mësimet e Kur'anit të Shenjtë, duke thënë se më shumë i përkujtojmë ajetet e Kur'anit, aq më shumë përfitojmë.