Universiteti Al-Kur'an i Planifikuar në Kelantan, Malajzi
Vizioni i Barisan Nasional do të themelon Universitetin Al-Kur'an në Malajzi për të përgatitur hafizë të diplomuar të Kur’anit, të cilët jo vetëm që mund të mësojnë përmendësh Kur'anin, por të janë ekspertë në fusha të tjera profesionale që kërkon koha, tha një zyrtar malajzian.
Dr. Abdul Rahman Osman tha se Universiteti Al-Kur'an do të jetë në gjendje të krijojë mundësi të mjaftueshme për të diplomuarit e hivzit.
Nëpërmjet Manifestit të Përgjithshëm qëllimi kryesor është të përgatitën të paktën 125,000 hafiza me kualifikime profesionale në shkenca të ndryshme, matematikë, inxhinieri deri në vitin 2050.
"Kur'ani është shumë i plotë sepse mbulon të gjitha aspektet, jo vetëm çështje fetare, por konteksti lidhet me çështjet e shkencës dhe teknologjisë.
"Universiteti Al-Kur'an duhet të krijohet për të mirën më të madhe të muslimanëve në botë", tha ai për NSTP kur u kontaktua sot.
Rahman shtoi se studimi i Kur'anit në vende të tjera si Egjipti dhe India ishte më i avancuar se në Malajzi.
"Kjo është arsyeja pse them se krijimi i një universiteti të tillë është i kohës. Duhet të jemi përpara kohës sonë kur bëhet fjalë për studimet fetare dhe studimin e Kur'anit.
"Elhamdulillah për idenë e krijimit të Universitetit Al-Kur’an për të prodhuar jo vetëm Hafiza , por edhe ekspertë në studime të tjera që janë të dobishme për të gjithë.
"Një universitet i tillë do të krijonte studentë që nuk janë vetëm ekspertë në studimet fetare, por edhe në fusha të tjera," tha ai.
Burimi: New Straits Time