Vajza gjeorgjiane e përqafoi fenë Islame në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait
Të pranishëm në zyrën e çështjeve të vzitorëve për jo-iranianë të Astan Quds Razavit dhe duke thënë Faljën e Dëshmisë apo Shehadetin, një vajzë e re gjeorgjiane që po vizitonte Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait për herë të pare, e përqafoi fenë Islame.
Sipas Astan News, pjesëmarrja në Xhamisnë e Shenjtë të Imam Rizait, Mariami Xhavakhishvili, një vajzë 19 vjeçare nga Tbilisi i Gjeorgjisë, pranoi se Allahu është Një, Muhammedi (a.s.) i Dërguari i Zotit, dhe Imamatin e Hazreti Aliut (a.s.) dhe më në fund e përqafoi fenë Islame.”
Mariami, e cili ka lindur në një familje të krishterë dhe ka njëfarë njohjeje me Islamin që nga koha e fëmijërisë së saj, foli për konvertimin e saj dhe tha, "Gjyshja ime e përqafoi fenë Islame para disa viteve. Ajo, duke bërë vepra të devotshme ndikoi tek unë që të interesohem për këtë fe ".
Mariami shtoi: "Disa nga miqtë e mi janë gjithashtu muslimanë. Megjithatë, unë u bëra më e vendosur në zgjedhjen time kur u njoha me një familje iraniane dhe me mënyrën e jetesës dhe zakonet e tyre ".
Ajo paraqiti sjelljen e mirë të muslimanëve dhe aderimin e tyre në adhurim si arsye për përqafimin e fesë Islame dhe përmendi:
"Po përpiqem ta kuptoi më mirë Islamin që të kuptoj të vërtetën e Islamit".
Kjo vajzë që sapo e përqafoi fenë Islame shpreson të mbulohet me shami sepse ajo është e vfshme. Ajo gjithashtu shtoi:
"Edhe pse nuk jam mësuar me këtë lloj veshjeje, ajo është e rehatshme për mua dhe e ndjej më shumë bukurisë me të".
Vlen të përmendet se Drejtoria e çështjeve për vizitorët jo-iranianë të Xhamisë së Shenjtë të Imam Rizait i ofroi kësaj muslimane të re një një kopje të Kur’anit në gjuhën ruse, libër lutjesh dhe dhurata kulturore.
Burimi: Astan Quds Razavi