Uniteti Islam në mesin temave të Konferencës Kur’anore në Qerbala
Uniteti Islam në dritën e mësimeve Kur'anore është një nga temat e Konferencës së planifikuar Kur'anore Ndërkombëtare në Qerbala.
Qyteti i shenjtë në Irak, Qerbelaja,
është organizator, mikpritës i Konferencës me titull “Kur'ani: Misioni
Botërorë, Qasja e njeriut, më 30 gusht 2014, raportohet në faqen e
internetit të Astanit ( kujdestaria ) e Xhamisë së shenjt të Imam Huseinitn në
Qerbela.
Zhvillimi dhe njerëzimi në Kur'an, Media
dhe qasje Kur'anore dhe Hulumtimet
gjuhësore rreth Kur'anit, janë në mesin e temave të tjera që do të diskutohen
në këtë ngjarje shkencore.
Ajo ka për qëllim promovimin e shkencave Kur'anore dhe kulturën Islame, studimet Kur'anore kërkimore dhe duke nënvizuar parimet Kur'anore për unitetin musliman.
Disa dijetarë të shquar, duke
përfshirë Shejh Muhamed Sadek al- Hirsan nga Iraku, Shejh Taha Al- Ilvani nga
SHBA, Sejjid Fadhil Al- Milani nga Anglia, Shejh Abdul Maghsud Hamid Abdul
Maghsud nga Egjipti dhe Ibrahim Shabuh nga Tunizia shërbejnë në Komisionin Shkencor të Konferencës.
Xhamia e Shenjtë e Imam Huseinit, organizatore, ka ftuar figura fetare, kulturore
dhe dijetarë muslimanë nga Iraku dhe vende të tjera për të marrë pjesë në konferencë
.
Kumtesat të cilat paraqiten në Sekretariatin
e Konferencës nuk duhet të jenë më shumë se 20 faqe dhe ato duhet të përfshijnë
përmbajtjen në anglisht dhe arabisht.
Afati i fundit për dorëzimin e kumtesave është data 16 qershor 2014.