Xhamia e parë në Kubë
Duke e realizuar një ëndërr të vjetër për muslimanët e Kubës, qeveria ka miratuar planin për xhaminë e parë në Kubë, me ndihmën e qeverisë turke, pas një vizite të një delegacion nga Fondacioni për Çështjet Fetare të Turqisë në ishullin Karaibe.
Ne menduam se xhamia do të përkryen rrethin historik të Havanës me arkitekturën Evropiane të lagjes , tha të premtën, më 25 prill 2014, Juksel Sezgin, këshilltar shtypi për Fondacionin e Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) një degë e organizatës më të lartë të qeverisë për çështje fetare.
Xhamia, që ishte një ëndërr, u miratua pas një vizite nga delegacioni i Fondacionit për Çështjet Fetare të Turqisë (TDV) në Departamentin e Kubës për Çështje Fetare javën e kaluar.
Dizajnuar sipas xhamisë së famshme
Ortakoi në Stamboll, xhamia është duke u ndërtuar për t’i shërbyer qytetit me 3.500 muslimanë dhe do të jetë e kompletuar
brenda një viti.
Sipas planeve, xhamia në Havana ka një sipërfaqe prej 32.300 metra katrore dhe ka kapacitet për t’i shërbyer 500 personave .
Toka për xhaminë tashmë është ndarë
në rrethin e Havanës së Vjetër.
Sipas zyrtarëve të Fondacioni për Çështjet Fetare të Turqisë (TDV), ,dizajni i shekullit të 19-të të Xhamisë Ortakoi u sugjeruar që të përshtatet më mirë me arkitekturën e zonës përreth.
Me asnjë xhami në dispozicion
aktualisht, shumica e muslimanëve të Kubës luten në shtëpitë e tyre kurse të
xhamanë, në dhomën e Pedro Lazo Torre, kryetar i Komunitetit Musliman në Havanë.
Luis Mesa Delmonte, një profesor
kubanez, duke punuar në studime të Lindjes së Mesme në El Colegio de Meksiko në
Mexico City , thotë se qeveria e kryetarit Raul Castro e miratoi projektin e
xhamisë, si pjesë e përpjekjeve më të gjera të Kubës për ta hapur sistemin
komunist.
Qeveria kubaneze e ka miratuar
projektin disa vjet më parë, por ideja ishte për të ndërtuar xhaminë me burimet
kombëtare , tha Delmonte.
Më duket se kushtet shumë të vështira ekonomike në Kubë e bënë të
pamundur ndihmën tonë në këtë drejtim.
Plani është pjesë e një projekti më të gjerë
nga ana e Fondacionit për Çështjet
Fetare të Turqisë (TDV) në ndërtimin e
xhamive për myslimanët që jetojnë në Karaibe.
Një projekt i ngjashëm është në Haiti
i cili do të përfundojë deri në fund të këtij viti.