Palestine

Mbi 30 atletë të plagosur nga Izraeli gjatë tubimeve të Gazës

"Shumë nga atletët kanë pësuar lëndime serioze në kokë," tha Ahmed Muheisen, nënsekretar i Ministrisë së Rinisë dhe Sporteve në Rripin e Gazës, në një konferencë shtypi të dielën.

Më shumë se 30-të atletë palestinezë janë plagosur nga izraelitët me armë zjarri  gjatë tubimeve anti-okupuese në kufirin e Rripit të Gazës që nga muaji i kaluar, sipas një zyrtari palestinez.

"Shumë nga atletët kanë pësuar lëndime serioze në kokë," tha Ahmed Muheisen, nënsekretar i Ministrisë së Rinisë dhe Sporteve në Rripin e Gazës, në një konferencë shtypi të dielën.

Ai tha se disa atletë kishin gjymtyrë të amputuara si pasojë e lëndimeve të tyre, duke përmendur rastin e Alaa Al-Dali, një atlet palestinez i cili ishte duke u përgatitur për të përfaqësuar Palestinën në Kampionatin e Azisë.  

"Ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe organizatave për të drejtat e njeriut për të marrë përgjegjësitë e tyre dhe për të mbrojtur të rinjtë palestinezë, fëmijët dhe gratë", tha Ahmed Muheisen.

Ai gjithashtu bëri thirrje për nisjen e një hetimi ndërkombëtar "në krimet e okupimit izraelit kundër protestuesve paqësorë".

Tension ka qenë i lartë përgjatë kufirit me Gazën mes tubimeve palestineze duke kërkuar kthimin e refugjatëve në shtëpitë e tyre në Palestinë historike.

Të paktën 46 palestinezë janë vrarë dhe qindra janë plagosur nga armë zjarri izraelite që nga fillimi i tubimeve më 30 mars.

Tubimet janë pjesë e një proteste gjashtë javore që do të kulmojnë më 15 maj. Kjo ditë do të shënojë 70 vjetorin e krijimit të Izraelit - një ngjarje që palestinezët i referohen si "Nakba" ose "Katastrofa ".

Burimi: ABNA