Myslimanja e parë me shami kandidate për Parlamentin Evropian
Faila Pashiq-Bishiq politikanja sllovene me prejardhje nga Bosnja dhe Hercegovina është kandidatja e parë e mbuluar me shami për Parlamentin Evropian. Në bisedë për AA ka deklaruar se ka vendosur që politikisht të angazhohet pasi që ka kuptuar se shumë probleme në shoqëri dhe shtet mund të zgjidhen vetëm nëpërmjet veprimit politik, e jo duke ndejt në shtëpi e duke kritikuar pa ofruar kurrfarë zgjidhje konkrete.
“Një kohë të gjatë kam kuptuar se shumë gjëra të rëndësishme mund të zgjidhen me angazhimin politik. Politika është bërë puna ime kreative, e cila ndihmon jetët e miliona njerëzve, pasi që politika është qeverisje me jetën dhe shoqërinë në përgjithësi” ka deklaruar Faila Pashiq-Bishiq. Punën në Parlamentin Evropian e sheh si sfidë pasi që në këtë institucion të lartë sillen vendimet shumë të rëndësishme për tërë shoqërinë evropiane.
“Gjer tani kam punuar në fushat e inkluzionit social dhe integrimin e imigrantëve, pakicave nacionale dhe fetare, papunësinë, drejtat sociale dhe islamofobinë. Pikërisht këto çështjet janë të cilët në institucionet evropiane janë të pamundur të shqyrtohen pa pjesëmarrjen e popullatës autoktone myslimane evropiane. Nuk jemi neve prezent prej djeshmit në truallin evropian dhe nuk jemi neve ardhur nga diku. Mendoj që me përvojën time mund të kontribuoj më së shumti. Ajo që mua më bën të jem ndryshe është se kam tërhequr trimërisht këtë veprim jetësor, dhe kam vendosur të ndërrojë botën “ në sipërfaqe”, gjersa shumë do të kishin dëshirë të punojnë nga kolltukët shtëpiake” theksoi politikanja e lindur në Slloveni në fund të shtatëdhjetave, prindërit e së cilës janë me prejardhjen nga Sanski Most të BeH. Thekson se me angazhimin e vet politik do të ndihmojë në përmirësimin e pozitës së myslimanëve, e sidomos gruas myslimane në shoqërinë evropiane.
“Kur kemi të bëjmë me Bashkimin Evropian diku ligjet janë më të prirura për
myslimanët, diku nuk janë. Ligjet e disa shteteve i përjashtojnë dhe i
diskriminojnë myslimanët. Themi ligjin për mbajtjen e hixhabit(mbulesës).
E dimë që edhe disa shtete tolerojnë islamofobinë. Ashtu që kandidimi im është hap drejt përmirësimit të drejtave dhe pozitës së gruas myslimane. Dua që për zgjedhjet e ardhshme të motivojmë kryesisht gratë” thekson Pashiq-Bishiq. Kjo politikane konsideron që për gjendjen sociale, kulturore dhe shoqërore të myslimanëve në Evropë, përgjegjës janë vet ata.
“Kam qenë e ftuar në konferencat e shumta nëpër botë, ku kemi pas shqyrtimet e rëndësishme për gjendjen e myslimanëve në Evropë. Çdo here në fillim të ekspozeut tim i kam shtuar vetes pyetjen, a ka në sallë myslimanë. Nuk ka pas, ose ka pas në një numër shumë të vogël”, theksoi kandidatja për pozitën më të lartë ligjdhënëse në Bashkimin Evropian. Beson se përgjumësia dhe pasiviteti i miliona myslimanëve në Evropë është pjesë e rritjes së islamofobisë në Evropë. Thotë se në vendet ku bien ligjet për këto dhe flitet për ta me gjuhë urrejtjeje islamofobie për myslimanët, pikërisht aty nuk ka mysliman.
“ Kushtetutat
e shteteve, ligjet, rezolutat dhe deklaratat na japin të drejtë dhe ofrojnë
mundësi të jemi në ato vende. Me islamofobinë duhet të merren të gjithë, por më
së shumti myslimanët. Duke marr parasysh forcimin e opcioneve politike ekstreme
të djathta në Evropë, nuk është e përjashtuar që gjendja mund të të përkeqësohet.
Për këtë shkak myslimanët në zgjedhje duhet të zgjedhin partitë dhe kandidatët
të cilit janë në favor të tyre dhe të ja
japin votën atyre.” Myslimanët në Bashkimin Evropian, për fat të keq janë në
pjesën pasive të trupit votues. Neve atë ditë do të bëjmë zgarë, ndërsa të
tjerët do të bien vendime për neve, për të cilët më vonë do të murmurisim dhe
do të diskutojmë nëpër rrugët”, konsideron Pashiq-Bishiq. Për kandidimin e saj
si kandidate e pare për deputete në Parlamentin Evropian e cila mban shaminë,
thotë se do të jetë rasti i mire” për kontrollimin e pulsit” të Evropës,
përkatësisht a janë të drejtat që Bashkimi Evropian i jep ”shkronja e vdekur në
letër apo janë me të vërtet të gjalla”.
“Në rast se akoma nuk ka ardhur koha për diç të tillë, dhe Evropa si e tillë nuk është e përgatitur për mua, dhe si unë të ngjashmet atëherë nuk është ajo dobësi e imja por dobësia e saj, e Evropës. Le të ndodh ajo që duhet të ndodh” ceku Pashiq-Bishiq. Shtoi, se në rast se do të zgjidhej në Parlamentin Evropian, do të bëjë çmos të ndihmojë Bosnjën e Hercegovinën, pasi që ka shumë kushëri dhe miq, me shpresë qe edhe ajo sa më pare të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, si shtet normal dhe i organizuar evropian.
“Përveç që jam me prejardhje nga BeH, unë jam në listën e kandidatëve të pavarur të z.Jelko Kacinit, i cili është shumë aktiv në proceset integruese të BeH dhe i cili për Bosnjën ka bërë shumë, dhe se vet do të ndihmojë me mundësit e mia që BeH sa më pare të hyjë në Bashkimin Evropian”, ceku Pashiq-Bishiq. ” Hyrja ime në Parlamentin Evropian do të ishte triumf i avokimit të drejtave dhe lirive të gjithëve, por edhe shenjë se Evropa është e gatshme të pranojë myslimanët si pjesë përbërëse e shoqërisë evropiane. Të mbyllen sytë që në Evropë jetojnë me miliona mysliman nuk është zgjidhje. Myslimanët janë pjesë e shoqërisë evropiane. Të gjithë e dinë, por një pjesë pranon, por pjesa tjetër për fat të keq mohon”, theksoi kjo politikane.
“ Në rast se kthehem në çështjen e myslimaneve në mënyrë globale, pa marr parasysh a janë të mbuluara apo janë të zbuluara, në botë për fat të keq për shkak të traditave të ndryshme, ideologjive dhe interpretimeve të ndryshme të fesë, myslimanet janë të margjinalizuara dhe janë vënë jashtë rrjedhave. E drejta e tyre natyrorore e barabartë është e vjedhur apo e konfiskuar. Ato janë të privuara dhe ju janë vjedhur shumë të drejta të tyre legjitime. Myslimanet përbëjnë gjysmë, apo edhe më shumë të botës islame. Ajo gjysma, përveç që lind gjeneratat e reja, është e përjashtuar nga jeta aktive shoqërore”, përfundoi Pashiq-Bishiq.