Bosna Hersek

Ceriqi shqyrton kandidaturën për Kryesinë e Bosnjës dhe Hercegovinës

Ish Reisi i Bashkësisë islame të Bosnjës dhe Hercegovinës dr. Mustafa Ceriqi ka deklaruar se e shqyrton mundësinë që në vjeshtë të kandidojë për anëtarin e Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Pjesëmarrja në zgjedhje në cilësinë e kandidatit të pavarur është mundësia, por akoma nuk është vendosur. Do të vendoset në kohën e duhur dhe së shpejti” ka paralajmëruar Ceriqi, transmetoi agjencioni Anadollia. E ka arsyetuar edhe motivet e kandidaturës, duke thënë se” është e qartë se shteti dhe shoqëria në Bosnjë e Hercegovinë vuajnë nga mungesa e udhëheqjes politike dhe ekonomike”. Vendimin për kandidimin e mundshëm Ceriqi e ka paralajmëruar pasi që do të analizojë konstatimet e “komisionit hulumtues të veçantë” e cila merrej me vlerësimin e veçorive të fushatës zgjedhore, e kjo do të mund të ndodh gjatë disa ditëve të ardhshme. Ka sqaruar se ka vendos të angazhojë komisionin, pasi që situata në Bosnjë e Hercegovinë” nuk është e mirë politikisht dhe moralisht”, me theksin se është” prezent tendenca sipas së cilës edhe situata ekonomike do të mund të keqësohet” Sipas tij:

“Ekziston një numër madh njerëzish të cilët janë të gatshëm të çohen dhe të marrin përsipër diç për të parandaluar”.

 

         Ka refuzuar mundësinë e themelimit të partisë, duke thënë:” se Bosnja e Hercegovina ka më shumë se që duhet parti politike, por ajo vuan nga mungesa e kuadrit politik të aftë të shikojë përtej interesave të ngushta partiake”.” Për fat të keq partitë politike ekzistuese janë varre të integritetit moral dhe kreativitetit politik, a politika në Bosnjë dhe Hercegovinë sot është reduktuar në nivel të thjeshtë të pagesës së qirasë politike” theksoi Ceriqi. Shtoi se “ e vetmja mundësi që të dilej nga këto rrathë të këqija është alternativa e qartë politike e përbërë prej mendjeve të lira dhe të pavarura të cilët janë të aftë të dalin me vizionin e ri politik dhe ekonomik”.

 

         Në këtë rast është thirr në shembullin e ish presidentit kroat Stjepan Mesiq, duke theksuar se e kanë konsideruar utopist pasi që nuk ka pas strukturat politike dhe partiake në fushatë.” Utopia e tij është bërë realitet, pasi që mendjet e lira dhe të pavarura dhe zemrat kanë njohur porosinë e cila nuk ishte e kthyer vetvetes, si dhe nga interesat e veta. Kryetari Mesiç ka arrit të thyej muret politike të hekurta, duke krijuar fushë të re politike, e cila ka bërë që Kroacia të jetë anëtare e Bashkimit Evropian” ka theksuar Mustafa Ceriqi.

 

            Përveç angazhimit të tij politik të mundshëm, Ceriqi ka folur edhe për apostrofimet e dy gazetave britaneze të cilët, duke komentuar angazhimin e ish kryeministrit britanez Toni Blerit dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me ish udhëheqësin fetar të Bosnjës, e kanë akuzuar Ceriqin se është:” ekstremisti islamik i mbuluar”. Sipas tij “bëhet fjalë për argumentet ekstreme të varfra të shkrimeve të gazetave të cilët anojnë djathtas”.

 

         “ Miqësia ime dhe partneriteti i gjatë me njerëzit dh qeverinë e Shteteve të Bashkuara si dhe me disa anëtar të establishmentit politik britanez demonstron interesin e përbashkët për mirëmbajtjen e dialogut dhe gjetjen e mënyrave që së bashku të përmirësojmë gjendjen njerëzore nëpër botë dhe në Bosnjë e Hercegovinë” është përgjigjur Ceriqi. Për bashkëpunimin me ish kryeministrin britanez, ka cituar se është i lidhur me Fondacionin Bler, dhe se ka ndihmuar në” parandalimin e paragjykimeve religjioze, të konflikteve dhe ekstremizmit”.

 

         “Shkrimet e mediave britaneze sipas meje, janë të dobëta dhe të pabaza. Kur të flitet për personalitetin tim privat ose publik, aty nuk ka ujk në lëkurën e qengjit. Sigurisht nuk ka as dele”, ka përfunduar Ceriqi.