Amerike

Gazetari Amerikan : “SHBA- të vrapojnë kah pasuria”

Një komentator politik thotë se ai beson se amerikanët jetojnë në një plutokraci më tepër se në një demokraci.


     E. Michael Jones, redaktor i revistës  Culture Wars  tha, për Press TV, në një intervistë telefonike të mërkurën:

 

   Problemi kryesor këtu është se Amerika nuk është një demokraci. Amerika është një plutokraci. Ajo është e sunduar nga pasuria.
E. Michael Jones ishte duke komentuar rezultatet e fundit të anketës që tregojnë gjithnjë e më shumë amerikanë janë duke u bërë të lodhur nga politika intervencioniste e qeverisë së tyre rreth e rrotull globit.


     Ai tha se qytetarët e SHBA nuk duan që qeveria e tyre të përzihet në punët e vendeve të tjera, por, ai vuri në dukje se, zëri i tyre nuk është reflektuar në politikën e jashtme të administratës së SHBA-së.


    Sondazhi i ri  i Wall Street Journal  dhe  NBC News tregon se gati gjysma e amerikanëve duan  që Washingtoni të jetë më pak aktiv në çështjet botërore , ndërsa vetëm 19 përqind  bën thirrje për një rol më aktiv.


    Këto zbulime janë tregues i rrymës anti - intervencioniste që fshin të gjithë linjat partiake në Shtetet e Bashkuara.


     Anketa, gjithashtu, tregoi se miratimi i trajtimit të politikës së jashtme të presidentit amerikan Barack Obama ra në nivelin më të ulët të presidencës së tij, me vetëm 38 për qind miratim.