İran

Së shpejti do të falet namazi në xhamin el-Aksa

Duke folu në hutben e namazit të xhumasë në Teheran, Hüccet’ül İslam Sıddıki kritikoi sulmin e Perëndimit ndaj Sirisë dhe i dërgoi një mesazh të rëndësishëm forcave të rezistencës, veçanërisht palestinezëve.

Duke e kritikuar sulmin e SHBA-së, Anglisë dhe Francës ndaj Sirisë, Hüccet’ül İslam Kazım Sıddıki u shpreh se: “Përmes përpjekjes për sulm i cili është në kundërshtim me kriteret globale, këto forca i kanë treguar gjithë botës fytyrën e tyre të egër, ata nuk kanë as fe, as qytetërim dhe as ligj. Logjika e vetme që ata kanë është prirja për t’a përdorur forcën.”

Hüccet’ül İslam Kazım Sıddıki vazhdoi kështu: Ata janë shumë nervozë për shkak të ekzistencës së aksit të rezistencës, sepse ata po përpiqeshin t’a mbanin rajonin nën kontroll përmes ISIS-it, por duke u mposhtur, ata nuk mundën të arrijnë ndonjë rezultat. Përveq kësaj, pas akuzave nga Trump për të lëvizur kryeqytetin izraelit në Jeruzalem, bashkimi i gjithë popullsisë palestineze tregoi se aksi i rezistencës është i fortë.

Në fjalimin e tij, Hüccet’ül İslam Kazım Sıddıki shtoi se: Tashmë ka marë fund periudha kur Izraeli shkakton shqetësime për palestinezët; përmes Revolucionit Islamik në Iran, të gjithë kanë marrë një jetë të re dhe ne këtu duam të japim një mesazh që populli palestinez t’a vazhdoj pa u trembur lëvizjën e tyre të rezistencës, sepse fitorja është shumë afër. Me dëshirën e Zotit, së shpejti do të falet namazi në xhamin el-Aksa.

Burimi: Welayet News