Kryetari Hassan Rouhani uron Ditën Kombëtare të Sirisë
Kryetari i Iranit, Hassan Rouhani në një mesazh uroi homologun e tij sirian me rastin e Ditës Kombëtare të Sirisë.
Në mesazhin e tij të së shtunës drejtuar presidentit sirian Bashar al-Assad, Presidenti Hassan Rouhani tha se Irani do të qëndrojë pranë Sirisë në epokën e rindërtimit saktësisht si kur vendi po luftonte terrorizmin.
“ Irani nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të nxjerrë në pah komplotet e armiqve dhe për të rivendosur sigurinë dhe stabilitetin në Siri", tha ai.
Presidenti Hassan Rouhani gjithashtu i dëshiroi shëndet dhe sukses për presidentin sirian dhe dinjitet për popullin e Sirisë.
Dita e Evakuimit, është Dita Kombëtare e Sirisë për përkujtimin e evakuimit të ushtarit të fundit francez dhe shpalljes së pavarësisë së plotë të Sirisë dhe përfundimit të mandatit francez të Sirisë në prill të vitit 1946.
Burimi: IRNA