BIK propozon imam të dyshimtë, ligjëratat në burgje shtyhen
Në Kosovë, burgun e sigurisë së lartë vuajnë dënimet të burgosurit për terrorizëm. Ku frika e përhapjes së radikalizmit në burgje e shtyri shtetin e Kosovës të kërkoj ndihmën e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar BIK’ut të propozoj emrat e imamëve, të cilët do të ligjërojnë kundër radikalizmit nëpër burgje. Por gjatë verifikimit është parë se emrat e propozuar nga BIK janë të përfshirë në veprimtari të dyshimta për çka ka pasur edhe të larguar nga lista.
Njëri ndër ta është Tahir Bekaj, imam në Istog. As BIK, as Ministria e Drejtësisë nuk kanë treguar arsyeet pse nuk kanë filluar ligjëratat nëpër burgjet të planifikuara të nisin në fillim të këtij viti.
Ministri Tahiri ka konfirmuar se momerandumi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe BIK’ut do të nënshkruhet javën e ardhshme ama se kush do të ligjërojë kundër radikalizmit të burgosurve ende nuk dihet.