Turqi

Turqia ktheu arin nga SHBA-të

Turqia ka tërhequr rezervat e arit të saj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fund të vitit 2016 në deponimet e rezervave federale amerikane ishin deponuara 28,68 tonelata të dukatit turk. Sipas raportit vjetor bankar gjer në fund të vitit 2017 në depozitat amerikane nuk kishte më arë të Bankës qendrore të Turqisë.

Përveç arsyeve tjera, para se gjithash të ndryshimeve gjeopolitike në botë, sipas gazetës turke Milliyet, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogani pas grusht shtetit të pasuksesshëm ushtarak dhe për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve me Washingtonin, të cilin e ka akuzuar se po bën presion mbi lirën turke dhe po manipulon me kursin, ka vendos që valutën turke të lirojë nga dollari dhe të lidh me ar. Guvernatori i Bankës qendrore Murat Çetinkaja ka deklaruar se do të arrijë që të frenojë dhe të stabilizojë inflacionin në periudhën afatmesme në 5%. Në fund të vitit 2017 ajo ishte 9%.

Bankat më të mëdha private turke njashtu kanë mbështetur vendimin e tij. Bankat tjera turke, Ziraat dhe Vakifbank, kanë filluar të transferojnë 95 tonelata të rezervave të arit nga SHBA-të në Turqi. Rezervat e arit të Bankës qendrore të Turqisë në mars të vitit 2018 arritën vlerën e 25, 3 miliard dollar.

Rezervat e gjithëmbarshme të arit që janë rikthyer në Turqi nga jashtë ishin në sasi prej 220 tonelatave ar. Sipas informatave të Bankës qendrore të Turqisë shteti disponon me 564,6 tonelata të këtij metali të çmuar. Turqia nga ari i tërhequr nga SHBA-të, një pjesë e ka deponuar në Evropë, posaçërisht në Bankën qendrore të Britanisë së Madhe, por edhe në Bankën ndërkombëtare të Zvicrës.

Banka popullore e Hungarisë me 15 mars ka konfirmuar se ka kthyer 3 tonelata ar nga Londra, ndërsa si arsye kanë cek frikën nga”kriza gjeopolitike” e ardhshme. Vlera e gjithëmbarshme e këtij ari është 130 milion dollar. Sipas Bankës popullore të Hungarisë situata në botë është aq tendosur sa që mbajtja e arit jashtë shtetit thjeshtë është shumë e rrezikshme.

“Ari për bankat qendrore nuk është vetëm produkt investiv, por mjet strategjik i cili ngrit vetëbesimin e shtetit, sikurse jashtë ashtu edhe brenda saj”, ceket në kumtesën e bankës. Turqia dhe Hungaria nuk janë të vetmet që kanë vendosur të kthejnë arin në atdheun e tyre, apo sikurse në rastin e Turqisë të deponoj në Londër, e një pjesë në Zvicër, edhe pse  një pjesë shumë të vogël të saj.

Gjermania ka arrit të kthej 53 780 shufra të arit nga Parisi dhe 940 tonelata ar nga Londra. Australia dhe Holanda para ca kohësh poashtu kanë kthyer sasi të mëdha të rezervave të tyre të arit. Rusia këtë e ka bërë para dy vitesh, Banka qendrore e Rusisë ka kthyer rreth 100 tonelata ar nga thesari i gjigantit financiar amerikan Citigroup Inc.

S’ka dyshim se Turqia ka vendos të tërheq arin nga SHBA-të për shkak të tentim grusht shteti ushtarak të pasuksesshëm nga viti 2016, por edhe për shkak të sulmeve të vazhdueshme mbi lirën turke, në kursin e saj ka ndikuar negativisht nga ana e partnerëve perëndimore, që ishte lloji i presionit kundër qeverisë turke për të harmonizuar politikën e jashtë të saj me NATO-në e posaçërisht me Washingtonin.

Arsyeja e dytë e këtij trendi aktual është natyrisht Kina e cila ka vendosur  se juani duhet patjetër të bëhet valutë ndërkombëtare, por me “standard të arit”, nga i cili presidenti amerikan Niksoni e ka shfuqizuar në vitin 1971 dhe konvertibilitetin direkt të dollarit me arin e ka zëvendësuar me sistemin e “petrodollarit” i cili dalë ngadalë po shembet.

Burimi: Logično