Përfaqësuesja e Iranit, e verbër, në Garat Ndërkombëtare Kur’anore të Jordanisë
Hafizja e Kur'anit nga Irani, e verbër, Merjem Shafi, e cila mori pjesë në Garat e 13-ta Ndërkombëtare të Kur'anit për gratë në Jordani, u kthye në shtëpi të hënën.
Ajo arriti në Aeroportin Ndërkombëtar ‘ Imam Humejni’ (r.a.) në Teheran herët në mëngjes dhe u mirëprit nga zyrtarët nga Ministria e Fakëfit dhe Organizata e Çështjeve Bamirëse.
Ngjarja Ndërkombëtare e Kur'anit u mbajt në kryeqytetin e Jordanit, në Aman, më 19-24 mars 2018.
Hafizja Merjem Shafi, e cila është e verbër u shoqërua në Garat Ndërkombëtare të Kur’anit në Aman, Jordani, nga vëllai i saj, fitoi vendin e tretë dhe u nderua në ceremoninë e mbylljes.
Përfaqësues të Algjerisë, Indonezisë, Egjiptit dhe Arabisë Saudite dolën në vendin e parë, të dytë, të katërt dhe të pestë, respektivisht.
Burimi: IQNA