Kulturë - Art - Fe

Hafizi iranian do të mbajë Kurs Kur’anor në Zvicër

Hafizi, mësues i Kur'aniti, iranian, Muhammed Mehdi Hag Gouyan do të mbajë një kurs kuranor në Cyrih, Zvicër.

Qendra Islame dhe Kulturore e Ehl-ul-Bejtit (a.s.) në qytet do të organizoi  kursin.

Aty do të mësohen  aftësitë në fushat e mësimit përmendësh të Kur’anit dhe këndimit të Kur’anit,  sipas Qendrës Islame dhe Kulturore të Ehli Bejtit.

Kursi Kur’anor do të mbahet më 31 mars nga ora 18:30 deri në orën 20:00.

Hafiz Muhammed Hag Gouyan, i cili është 19 vjeç, do të flasë ndër të tjera rreth këndimit të Kur'anit në 74 mënyra.

Qendra Islame ka ftuar të gjithë ata që janë të interesuar në programet e Kursit Kur'anor.

Qendra Islame dhe Kulturore e Ehlul Bejtit (a.s.) u krijua në Zvicër në vitin 1998.

Ajo është aktive  në organizimin e programeve fetare, mbajtjen e seminareve dhe dialogut ndërfetar dhe kontributin në aktivitetet bamirëse.

Burimi: IQNA