İran

Namazi i xhumasë dhe hytbeja në Teheran

Imami i namazit të xhumasë në Teheran, Ajetullah Sejjid Ahmed Hatami, duke iu referuar operacionit ushtarak të dështuar të SHBA kundër Iranit, në muajin prill të vitit 1980, i cili doli të jetë një fatkeqësi, ka theksuar se në të gjitha vitet pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit ( në vitin 1979 ), Amerika ka vazhduar armiqësinë e saj ndaj popullit të Iranit.

 

     Sipas  agjencisë IRIB, Shërbimi Botëror, para xhematlinjve të shumtë, në Hytben e Xhumasë në Teheran, Ajetullah Sejjid Ahmed Hatami dënoi politikat armiqësore të Amerikës ndaj Iranit dhe theksoi se pavarësisht nga të gjitha armiqësitë e Amerikës dhe komplotet kundër Iranit dhe që përfshin edhe sulmin e dështuar ushtarak në Iran, që përfundoi në një fatkeqësi në shkretëtirën e Tabas në Iranin qendror-lindor, të gjitha kanë përfunduar në dështim kryesisht për shkak të mbështetjes popullore për sistemin islamik të qeverisjes dhe për shkak të bekimeve të Plotfuqishmit.

 

      Krahas të gjitha armiqësive, komploteve amerikane kundër Iranit si sulmi ushtarak i këtij vendi në shkretëtirën Tabas, ky vend është përballur gjithmonë me disfatë për shkak të mbështetjes popullore ndaj sistemit dhe ndihmës së Zotit të Plotfuqishëm.


     Sot, më 25 prill 2014, është përvjetori i 34 i inkursionit fatkeq dhe të dështuar ushtarak amerikan në Iran, që rezultoi me disa helikopterë të shkatërruar me njëri-tjetrin - një fiasko ushtarake dhe  dështim për qeverinë e SHBA-ve të kohës.


      Në komentet e mëtejshme, Imami i ditës së xhuma i Teheranit, i referohet themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, të ndjerit, Imam Homeinit, ( rahmet pastë) i cili e përshkruante Amerikën si Shejtani i Madh dhe shtoi : Të gjitha komplotet e SHBA dhe skemat kundër Iranit, që nga ditët e para të Revolucionit Islamik kanë dështuar në sajë të vigjilencës dhe vetëdijësimit të popullit iranian dhe zyrtarëve iranianë.


     Imami i namazit të xhumasë në Teheran, gjithashtu,  tha në lidhje me ndërhyrjet e SHBA në çështjet e Afganistanit, Irakut dhe Ukrainës: Amerika ndodhet me mijëra kilometra larg këtyre vendeve, por ende vazhdon me ndërhyrjet e saj anembanë botës.

 

   Rreth konfiskimit të aseteve të një fondacioni bamirësie, Fondacioni Alavi , në Shtetet e Bashkuara, pas një vendimi të gjykatës atje , Ajetullah Sejjid Ahmed Hatami theksoi se vendimi i gjykatës është bazuar në një paketë me gënjeshtra dhe se nuk ka ka bazë ligjore për këtë veprim të paligjshëm të SHBA.


      Imami, Ajetullah Sejjid Ahmed Hatami, gjithashtu, vuri në dukje marrëveshjen e fundit bërthamore të Gjenevës,  në mes të Iranit dhe Grupit  5+1, dhe theksoi se nuk mund t’u besohet aspak armiqve, pasi ata pas kësaj marrëveshjeje kanë vendosur tri sanksione të reja si dhe zyrtarët e administratës  Omama kanë kërcënuar  ushtarakish Iranin jo më pak se 15 herë.