İran

Muhamed Xhavid Zarif viziton Komunitetin Islamik Kroat

Ministri i Jashtëm i Iranit, vizitoi të enjten Komunitetin Islamik në Kroaci.

Ai gjithashtu bëri një turne në pjesë të ndryshme të Qendrës Islame dhe zhvilloi bisedime me muftin, Aziz Hasanoviç.

Kroacia ishte ndalesa e fundit e vizitës së Muhammed  Xhavid  Zarifit në Evropën Lindore dhe rajonin e Ballkanit.

Ministri iranian, i kryesuar nga një delegacion politiko-ekonomik, udhëtoi  nga Teherani për një vizitë në katër vende të Evropës Lindore të hënën.

Muhammed  Xhavid  Zarif  vizitoi Serbinë dhe Bullgarinë përpara se të arrinte në Zagreb të mërkurën në pjesën e tretë të turneut të tij në Ballkan dhe Europën Lindore, i cili gjithashtu do të vizitoi edhe në Bosnje-Hercegovinën.

Një delegacion i nivelit të lartë tregtar që përfshin aktivistë ekonomikë dhe sipërmarrës nga sektori privat dhe publik po shoqëron  Muhammed Xhavid  Zarifin  gjatë turneut të tij katër-ditor.

Burimi: IRNA