Kulturë - Art - Fe

Garat Kur'anore Studentore në Arabinë Saudite

Edicioni i 9-të i Garave Kur’anore Studentore të Universiteteve në Arabinë Saudite kanë filluar që nga 25 shkurti në Xhideh.

Sipas gazetës Sabq, 500 studentë nga 21 universitete publike dhe private të pjesëve të ndryshme të Arabisë Saudite kanë marrë pjesë në veprimtarinë Kur’anore.

Mësimi përmendësh i të gjithë Kur'anit dhe mësimi përmendësh i 20, 10 dhe 5 xhyzave (pjesëve të Kur’anit) së bashku me mësimin e parimeve Taxhvidit  janë katër kategoritë e Garave të Kur’anit.

Fituesit do të shpërblehen me nga 500,000 Rijal të Saudisë, sipas organizatorëve.

Salahuddin Bauthman, një anëtar i komisionit organizues, tha se ngjarja, e cila është duke u mbajtur në Universitetin e Xhides, është gara më e madhe e Kur'anit të studentëve në Arabinë Saudite.

Garat Kur’anore do të vazhdojë për pesë ditë në Fakultetin e Shkencave të Edukimit të Universitetit.

Burimi: IQNA