Dubai organizon garën e Kur'anit për konvertuesit e rinj muslimanë
Edicioni i dytë i një gare të Kur'anit për konvertuesit e rinj muslimanë u mbajt në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në fillim të javës.
Sipas faqes së internetit al-Arab al-Yawm, 309 kandidatë nga 20 vende konkuruan për çmimet më të larta në kategori të ndryshme të garave.
Garat u organizua nga Qendra Islame al-Malumat në bashkëpunim me Shoqatën Dar-al-Birr të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Rashid Junaibi, drejtor i qendrës, tha se Garat Kur’anore kanë për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve të reja të muslimanëve të rinjë, që kanë përqafuar fenë Islame, me Librin e Shenjtë, Kur’anin dhe inkurajimin e tyre për të mësuar Kur’anin përmendësh, për të menduar për konceptet dhe mësimet e tij.
Ai shtoi se numri i pjesëmarrësve në këtë edicion u rrit me gati 50 përqind krahasuar me edicionin e parë.
Ekspertë nga vendet aziatike, evropiane, afrikane dhe amerikane që jetojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe morën pjesë në këtë ngjarje, tha ai.
Fituesit e rangjeve të larta në kategori të ndryshme, duke përfshirë mësimin përmendësh të Kur'anit, u nderuan, u shpërblyen, në ceremoninë e mbylljes.
Shpërblimi për fituesit përfshinin edhe shkuarjen në Umre.
Burimi: IQNA